Page 176 - Demo
P. 176
MATEMATIKA 61728.1 Kuptimi i numrit të plotë A Kërkoni dhe zbuloniNë tabelë jepen disa temperatura, në një ditë dimri, në disa nga qytetet e Kosovës.Ferizaj Gjakovë Gjilan Mitrovicë Pejë Prishtinë Prizren–4oC +3oC –3oC –2oC +1oC –3oC +2oCCilat qytete kanë temperaturë nën 0 gradë?Cili qytet ka temperaturën më të ulët? Po më të lartën?Me çfarë numri tregohen temperaturat nën 0 gradë? Po mbi 0 gradë?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Numrat natyrorë 1, 2, 3, 4 quhen ndryshe numra të plotë pozitivë dhe shënohen ndryshe +1, +2, +3, +4, ... . Duke vendosur para çdo numri pozitiv shenjën (–) (minus) marrim numrat: –1, –2, –3, –4,..., të cilët quhen numra të plotë negativë. Numri –1 quhet i kundërti i numrit 1; numri –2 quhet i kundërti i numrit 2, e kështu me radhë. Kështu, në qoftë se n është numër natyror, atëherë numrat n dhe –n janë të kundërt të njëri-tjetrit. Shënohen me shenjën (–) thellësitë nën nivelin e detit dhe me shenjën (+) lartësitë mbi nivelin e detit. Themi p.sh. që zhytësi është në nivelin –30 m, kurse maja e Gjeravicës është në nivelin +2656 m.Numri 0 nuk është as numër pozitiv, as numër negativ. Ai ndan numrat pozitivë nga numrat negativë. Numrat natyrorë, numrat e plotë negativë dhe numri zero, quhen numra të plotë. Bashkësia e numrave të plotë shënohet me shkronjën shkronjën .C Ushtrohuni duke zbatuar1. Plotësoni:Nëse jemi në thellësinë 10 metra nën nivelin e detit, themi që jemi në nivelin “... m”. Kur jemi në sipërfaqen e detit jemi në nivelin “...” , kurse kur jemi në majë të një shkëmbi, në lartësinë 15 m mbi det, themi që jemi në nivelin “... m”.2. Shënoni me numra temperaturat: a) pesë gradë nën zero; b) shtatë gradë mbi zero. 3. Shënoni me numra lartësitë: a) njëqind metra mbi nivelin e detit; b) në nivelin e detit; c) njëzet metra nën nivelin e detit. 4. Agimi hapi një numër llogarie bankare, duke depozituar në të 500 euro. Më pas, ai bëri depozitim dhe tërheqje sipas tabelës. Muaji I II III IVVeprimi Tërheqje 600 euroDepozitë1000 euroTërheqje 1200 euroDepozitë1500 euro

