Page 179 - Demo
P. 179


                                    8. NUMRAT E PLOTË175USHTRIME3. a) Radhitni në rritje numrat e plotë: 4; –2; –5; 0; 1. b) Radhitni në zbritje numrat e plotë: –2; 5; –6; 4; 0. 4. Tregoni nëse është e vërtetë fjalia: a) Zero është numër i plotë. b) Numri –3 është më i vogël se numri zero. c) Numri –7 është më i madh se numri –5. d) Numri +7 është më i madh se numri –8. 5. Krahasoni dy numrat e plotë me shenjën e duhur (<, >, =). a) –3 ... 3; b) 2 ... –5; c) –3 ... 4; d) 0 ... –5. 6. Shkruani gjithë numrat e plotë: a) pozitivë, por më të vegjël se 4; b) negativë, por më të mëdhenj se –8. 7. Gjatë një dite dimri, Era mati temperaturën disa herë gjatë ditës dhe shënoi vlerat –4°; –2°; 2°; 5°; 6°; 1°; 0 °; –5°. Vendosini këto temperatura në boshtin numerik. Tregoni temperaturën më të ulët dhe më të lartë që ka regjistruar Era.1 Paraqitni në tabelë, duke përdorur numrat e plotë, temperaturat: a) 7 gradë nën zero; b) 5 gradë mbi zero; c) 12 gradë nën zero. 2 Tregoni numrin e kundërt të numrit: 5; 6; 0; –2; –10. 3 Vendosni secilin nga numrat e dhënë midis dy numrave të plotë më të afërt, duke përdorur shenjën e mosbarazimit të dyfishtë. a) 5; b) 6; c) 0; d) –2; e) –7. 4 Vendosni në rendin rritës numrat: –5; 0; –3; +5; –4. 5 Shkruani të gjithë numrat e plotë që ndodhen ndërmjet: a) –6 dhe 3; b) –4 dhe 5. 6 Cilët numra të plotë i kanë pikat përgjegjëse në boshtin numerik: a) 4 njësi larg numrit –1; b) 3 njësi larg numrit –2; c) 2 njësi larg numrit 0. 7 Krahasoni numrat (–a) dhe (–b) duke ditur që: a) a, b janë numra të plotë pozitivë dhe a < b. b) a, b janë numra të plotë negativë dhe a < b. c) a, b janë numra të plotë me shenja të ndryshme dhe a < b. 8 Ç’numra të plotë mund të vëmë në vend të shkronjës x, që të marrim mosbarazim të vërtetë: a) –2 < x < 2; b) –4 < x < 0; c) –1 < x < 5; d) –7 < x < 0. 
                                
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183