Page 18 - Demo
P. 18


                                    MATEMATIKA 6141.4 Rrumbullakimi i numrave natyrorëA Kërkoni dhe zbuloniA është e nevojshme të jemi kaq të saktë në situatat e mëposhtme?a) “Agimi është i gjatë 152 cm e 3 mm”. b) “Largesa Prishtinë-Pejë është 72 km e 273 m”.c) “Koncerti zgjati 2 orë e 32 sekonda”.d) “Në stadium ishin 14259 spektatorë”.Çfarë do të ishte më e përshtatshme të thuhej në këto raste?B Vrojtoni dhe mësoniNë jetën e përditshme, shpesh nuk na nevojitet saktësi e madhe. Në rastet kur saktësia e plotë nuk duhet, numrat i rrumbullakojmë. Kjo do të thotë se i përafrojmë ata me numra që i kanë shifrat e fundit zero. P.sh. ne themi “Në stadium ishin afërsisht 14000 spektatorë”. Për të shënuar rrumbullakimin përdorim shenjën “≈”, e cila lexohet “afërsisht baras”. Kështu, shënojmë 14259 ≈ 14 000. Rregulla për rrumbullakimin në dhjetëshen më të afërt është kjo: •	 nëse shifra e njësheve të numrit është më e vogël se 5, atë e zëvendësojmë me 0 dhe shifrën e dhjetësheve e lëmë të pandryshuar; •	 nëse shifra e njësheve të numrit është 5 ose më e madhe se 5, atë e zëvendësojmë me zero, kurse shifrën e dhjetësheve e rritim me 1 njësi. Shembulli 1 273 ≈ 270; 23654 ≈ 23650, por 3568 ≈ 3570; 12 345 ≈ 12350 Rregulla për rrumbullakimin në qindëshen më të afërt është kjo: •	 nëse numri i formuar nga dy shifrat e fundit është më i vogël se 50, këto shifra zëvendësohen me zero dhe shifra e qindësheve nuk ndryshon; •	 nëse numri i formuar nga dy shifrat e fundit është 50 ose më i madh se 50, këto shifra zëvendësohen me zero dhe shifra e qindësheve rritet me 1 njësi. Shembulli 2 3827 ≈ 3800; 26734 ≈ 26700, por 7461 ≈ 7500; 21 356 ≈ 21400 Punë në grupNë tabelë, për çdo numër është veçuar klasa e mijësheve dhe klasa e njësheve. Përcaktoni, për secilin numër, mijëshet e plota më të afërta midis të cilave ndodhet ai. Me cilën prej tyre, është më afër numri? Tregoni rregullën për rrumbullakimin në mijëshen më të afërt.Shembull 3 45 304 ≈ 45 000; 132 421 ≈ 132 000, por 6831 ≈ 7000; 352609 ≈ 353 000. Numri Klasa e mijësheve Klasa e njësheve 2368 2 368 1625 1 62534 279 34 27968 547 68 547
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22