Page 180 - Demo
P. 180


                                    MATEMATIKA 61768.3 Mbledhja e dy numrave të plotë A Kërkoni dhe zbuloniNjë zhytës ndodhet 4 m nën nivelin e detit. Ai zhytet edhe 5 m të tjera. Në çfarë thellësie nga niveli i detit ndodhet zhytësi?Pas disa minutash ai ngjitet 7 m.Diskutoni me shokun/shoqen: sa larg nga niveli i detit ndodhet zhytësi?B Vrojtoni dhe mësoniI. Mbledhja e dy numrave të plotë me të njëjtën shenjë Dimë të mbledhim dy numra të plotë pozitivë: (+3) + (+2) = 3 + 2 = 5Në figurën 9.4 është paraqitur gjetja e shumës së numrit 3 me numrin 2, që bëhet duke u zhvendosur dy njësi djathtas. Si gjendet shuma e dy numrave të plotë negativë? Vumë re se zhytësi, në fillim, është –4 m nga niveli i detit. U zhyt dhe –5 m më tej. Kështu ai ndodhet në thellësinë: (–4) + (–5) = (–9) m nga niveli i detit.Në figurën 9.5 është paraqitur gjetja e shumës së numrit (–4) me numrin (–5), që bëhet duke u zhvendosur me 5 njësi majtas. –9 –8 –7 –6 –5 –4 –3–9–4–2 –1 0 1 x–5Fig. 9.5Mbani mend:Për të gjetur shumën e dy numrave të plotë negativë, mblidhen të kundërtit e tyre dhe para shumës së gjetur vendoset shenja (–) (minus). P.sh. si mund të gjejmë (–10) + (–25) = ? Kemi 10 + 25 = 35. Prandaj (–10) + (–25)= –35. II. Mbledhja e dy numrave të plotë me shenja të ndryshme Një milingonë ndodhet në degët e një peme, 5 m mbi sipërfaqen e tokës. Pasi zbret 3 m, ajo ndodhet (+5) + (–3) = +2 m mbi sipërfaqen e tokës.+ 3 + 2+ 50 1 2 3 4 5 6 xFig. 9.40 1 2– 3+ 5+ 23 4 5 6 xFig. 9.6 Mbani mend:Për të gjetur shumën e dy numrave të plotë me shenja të ndryshme (shumën e numrit natyror n me numrin e plotë negativ –m), veprojmë kështu: 1. gjejmë numrin natyror, që është i kundërti i numrit negativ (m).
                                
   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184