Page 181 - Demo
P. 181


                                    8. NUMRAT E PLOTË177USHTRIME1 Gjeni shumat pa ndihmën e boshtit numerik. a) 10 + (–3); b) (–8) + 4; c) (–5) + (–7); d) (–100) + (+100). 2 Shkruani numrin (–13) si shumë dy numrash të plotë: a) me të njëjtën shenjë; b) me shenja të ndryshme. 3 Shënoni krahas fjalisë së mëposhtme shkronjën V, kur ajo është e vërtetë, dhe shkronjën G, kur ajo është e gabuar. a) Ekzistojnë dy numra të plotë negativë, që e kanë shumën –7. b) Ekzistojnë vetëm dy numra të plotë negativë, që e kanë shumën –7.c) Ekzistojnë dy numra natyrorë që e kanë shumën –7. d) Ekzistojnë dy numra të plotë, me shenja të ndryshme, që e kanë shumën –7. 4 Krahasoni shumat, duke vënë ndërmjet tyre shenjën < ose > ose =. a) (–7) + (–3) ... (–4) + (–6); b) (–7) + (+3) ...(+6) + (–4);c) (–10) + (+3) ... (+11) + (–5). 5 Gjeni fitimin apo humbjen përfundimtare dhe shkruajeni atë me anë të numrave të plotë.a) Fitoj 100 euro dhe humbas 80 euro. b) Humbas 12 euro dhe fitoj 3 euro. Punë në grup:Një tregtar fiton në një muaj 2000 euro nga shitja e disa artikujve dhe humbet 700 euro nga shitja e disa artikujve të tjerë. Në muajin e dytë, fiton 1500 euro dhe humb 2000 euro. Në cilin muaj ka dalë me fitim tregtari dhe në cilin me humbje? Po nëse fiton 1200 euro dhe njëkohësisht humb 1200, si del tregtari?C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Zhvendosuni nga zero 6 njësi majtas dhe pastaj 4 njësi djathtas. Me sa njësi majtas nga zero jeni zhvendosur? Plotësoni (–6) + (+4) = ...2. Gjeni shumat: a) (–40) + (+55); b) (+60) + (–17); c) (–33) + (+33); d) (–60) + 0.3. Gjeni mbledhorin që mungon. a) 8 + ... = 5; b) (–4) + ... = 6; c) 0 + ... = –8; d) (–2) + ... = –10. 4. Paraqitni si numra me shenjë të dhënat e kësaj probleme dhe gjeni rezultatin. “Në autobus kishte 21 udhëtarë. Në stacionin e parë, hipën 5 udhëtarë dhe zbritën 4. Në stacionin e dytë hipën 6 udhëtarë dhe zbritën 10. Sa udhëtarë arritën në stacionin e tretë? 2. gjejmë ndryshimin midis numrave natyrorë n, m (nga më i madhi heqim më të voglin, (n – m)). 3. Rezultatit të gjetur i vëmë shenjën (+), kur n > m dhe i vëmë shenjën (–), kur n < m. 
                                
   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185