Page 182 - Demo
P. 182
MATEMATIKA 61788.4 Zbritja e numrave të plotë A Kërkoni dhe zbulonia) Ç’kemi quajtur ndryshim të numrit natyror a me numrin natyror b? b) A është gjithmonë e mundur të gjendet ky ndryshim në bashkësinë e numrave natyrorë? Po në bashkësinë e numrave të plotë?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniLe të kemi dy numra të plotë çfarëdo a, b. Mbani mend:Ndryshim të numrit a me numrin b quajmë numrin e plotë, që po të mblidhet me numrin b, jep numrin a. Ky ndryshim shënohet a – b. P.sh.: 2 – 6 = –4, sepse (–4) + 6 = 2.Prandaj, ndryshimi i numrit 2 me numrin 6 është numri –4. Vini re: edhe shuma 2 + (–6) është –4. Kemi pra 2 – 6 = 2 + (–6). Po kështu vëmë re që: 6 – (–3) = 6 + (+3);(–10) – (+5) = (–10) + (–5);0 – (–8) = 0 + (+8). Mbani mend:Për të zbritur nga një numër i plotë një tjetër, mjafton që të zbritshmit t’i shtojmë të kundërtin e zbritësit. Me anë të shkronjave, ky rregull shkruhet kështu: a – b = a + (– b). P. sh.: (–12) – 20 = (–12) + (–20) = –32;15 – (–20) = 15 + (+20) = 35. Mbani mend:Në bashkësinë e numrave të plotë, veprimi i zbritjes mund të kryhet gjithmonë. Shembull Të zgjidhet ekuacioni (–12) + x = –3. Zgjidhje Sipas kuptimit të zbritjes, mbledhori i panjohur x është ndryshimi i shumës (–3) me mbledhorin tjetër (–12). Pra, x = (–3) – (–12) = (–3) + (+12)x = 9.

