Page 184 - Demo
P. 184
MATEMATIKA 61808.5 Shprehje numerike me mbledhje e zbritje të numrave të plotë A Kërkoni dhe zbuloniAgimi ka të depozituara në bankë 5500 euro. Në muajin e parë, tërheq 1200 euro dhe depoziton 500 euro. Në muajin e dytë, tërheq 1100 euro dhe depoziton 800 euro. Sa euro ka Agimi në bankë, pas muajit të dytë?Shkruani një shprehje numerike për të zgjidhur problemën, duke përdorur numrat me shenjë. B Vrojtoni dhe mësoniPër të kryer veprimet në shprehjet numerike me mbledhje e zbritje të numrave të plotë, zbatojmë po ato rregulla që kemi parë për shprehje të tilla me numra natyrorë, duke e shkruar veprimin e zbritjes si mbledhje me të kundërtin. Shembull 1 Gjeni vlerën e shprehjes 28 – 37 – 13 + 26.Zgjidhje E paraqesim shprehjen e dhënë në trajtë shume: 28 + (– 37) + (– 13) + 26.Këtë shumë mund ta gjejmë duke mbledhur në fillim dy mbledhorët e parë, pastaj shumën e gjetur me mbledhorin e tretë etj. 28 + (−37) + (−13) + 26= − 9 + (−13) + 26 == ––22 + 26 = 4. 22 + 26 = 4.Mund të përdorim edhe një mënyrë tjetër. Mbledhim midis tyre mbledhorët pozitivë; mbledhim midis tyre mbledhorët negativë dhe pastaj gjejmë shumën e dy numrave të gjetur. 28 + (– 37) + (– 13) + 26 = 28 + (– 37) + (– 13) + 26 =28 + 26 +(−37) + (−13) = 54 + (– 50) = 4. = 54 + (– 50) = 4.Sipas mënyrës së dytë, veprojmë kur bëjmë bilancin e veprimeve financiare: mbledhim veç fitimet dhe veç shpenzimet; pastaj gjejmë rezultatin përfundimtar. Shembull 2 Gjeni vlerën e shprehjes (–15) + (–13 – 14) –[15 – (–12)] + 25. ZgjidhjeKryejmë në fillim veprimet brenda kllapave, duke e kthyer veprimin e zbritjes, në mbledhje me të kundërtin. Pra: –13 – 14 = (–13) + (–14) = –27dhe 15 – (–12) = 15 + 12 = 27.Atëherë marrim:(–15) + (–27) – 27 + 25 = = (–15) + (–27) + (–27) + 25 = = (–42) + (–27) + 25 = (–69) + 25 = –44.

