Page 186 - Demo
P. 186
MATEMATIKA 61828.6 Çfarë mësuam (përsëritje)Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniVendosja e numrave të plotë në boshtin numerik; cilët numra vendosen në të majtë të origjinës së boshtit, pikës O, dhe cilët në të djathtë të saj:1. Shkruani me numra të plotë:a) katër gradë nën zero; b) dhjetë gradë mbi zero; c) pesë metra mbi nivelin e detit; d) pesëmbëdhjetë metra nën nivelin e detit; e) depozitoi në bankë 500 euro;f) tërhoqi nga banka 1200 euro.Bashkësia e numrave të plotë, si shënohet ajo dhe numrat që bëjnëpjesë në të:2. Tregoni elemente të bashkësisë së numrave tëplotë. 3. A mund të tregoni:a) numrin më të vogël të plotë?b) numrin më të madh të plotë?c) numrin e plotë më të madh negativ?d) numrin e plotë më të vogël pozitiv?e) numrin pa shenjë?Renditja e numrave të plotë nga mëi madhi te më i vogli dhe anasjellas, duke u orientuar në boshtin numerik:4. Radhitni nga më i vogli te më i madhi numrat e plotë 5; –5; –1; –4; –9; 0; 2; –6.5. Vendosni në radhitjen zbritëse numrat me shenjë, duke u orientuar nga boshti numerik. 8; –4; –7; –5; 0; –5; +7; –3.6. Zbuloni mënyrën e ndërtimit të vargut dhe plotësoni kufizën e katërt dhe të pestë. a) –15; –10; –5; ...; ....;b) 2; 0; –2; ...; ... .Pikat që kanë të njëjtën largesë nga origjina e boshtit, pika O:7. Tregoni në drejtëzën numerike pikën që ndodhet gjashtë njësi larg nga origjina e drejtëzës.Sa të tilla do të gjeni?Sa është largesa ndërmjet dy pikave?Cili numër është më i madh kur krahasojmë:a) dy numra me shenjë të kundërt;b) dy numra me të njëjtën shenjë;c) numrin zero me një numër pozitiv, negativ:8. Shkruani të gjithë numrat e plotë që ndodhen ndërmjet: a) –3 dhe 3; b) –2 dhe 5.9. Vendosni shenjën e duhur >, <, = midis dy numrave të mëposhtëm: a) +5 ... – 3; b) –5 ... – 8; c) +2 ... – 1; d) –12 ... – 16.

