Page 189 - Demo
P. 189


                                    185Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 përkufizon shprehjet shkronjore dhe i dallon ato nga shprehjet numerike; •	 cakton vlerën e shprehjes shkronjore për vlera të caktuara të shkronjave; •	 modelon problema me shprehje shkronjore; •	 shndërron shprehjet me simbole në shprehje me fjalë dhe anasjellas; •	 përkufizon ekuacionet (barazimet) dhe inekuacionet (jobarazimet) lineare me një të panjohur, si dhe gjen zgjidhjet përkatëse të tyre; •	 zgjidh ekuacione dhe inekuacione lineare me një të panjohur, duke përdorur vetitë aditive dhe multiplikative;•	 paraqet zgjidhjen e inekuacioneve lineare me një të panjohur në boshtin numerik dhe tregon bashkësinë e zgjidhjes; •	 zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke shfrytëzuar ekuacionet dhe inekuacionet. Shprehjet, ekuacionet, inekuacionetA E DINI SE...?9Në matematikë, simbolet shërbejnë për krijimin e shprehjeve matematikore dhe lidhjen e tyre në forma nga më komplekset. Në fillimet e saj, matematika shkruhej me fjalë dhe kjo ia kufizonte zhvillimin.Në shekullin VII, për të përfaqësuar të panjohurat në ekuacionet algjebrike përdoreshin ngjyra të ndryshme. Madje, ekziston një libër i kësaj periudhe, një pjesë e të cilit titullohet “Ekuacione të disa ngjyrave”. Në fund të shekullit XVI, Fransua Viet (François Viète) hodhi idenë e paraqitjes së numrave të njohur dhe të panjohur me shkronja, që sot quhen ndryshore. Llogaritjet me anë të ndryshoreve do të bëheshin sikur ato të ishin numra, duke marrë më pas rezultatin përfundimtar, falë një zëvendësimi të thjeshtë. Idea e Viète ishte të përdorte bashkëtingëllore për vlera të njohura dhe zanore për të panjohurat. Në vitin 1637, Dekarti (René Descartes) përdori x, y dhe z për të shënuar vlerat e panjohura në ekuacione dhe a, b dhe c për vlerat e njohura. Këto simbole përdoren gjerësisht dhe sot. Fjalë kyçe: shkronjë, shprehjet shkronjore, vlerë, thjeshtim, kufiza, koeficientë, barazim numerik, ekuacioni, zgjidhje e ekuacionit, mosbarazime natyrore, shkronjore, inekuacione, zgjidhje e inekuacionit. 
                                
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193