Page 19 - Demo
P. 19


                                    1. NUMRAT NATYRORË. MBLEDHJA DHE ZBRITJA E TYRE15C Ushtrohuni duke zbatuar 1. a) Rrumbullakoni në dhjetëshen më të afërt numrat: 251; 347; 2355; 6472; 34512; 359875. b) Sa dhjetëshe të plota përmban secili prej tyre?2. a) Rrumbullakoni në qindëshen më të afërt numrat: 361; 2350; 6743; 56768; 356834. 3. a) Shkruani numrat, që pas rrumbullakimit në dhjetëshen më të afërt, japin 120. b) Sa numra japin 2500 pas rrumbullakimit në qindëshen më të afërt? 4. a) Vendosni numrin 3514 midis dy numrave më të afërt që janë dhjetëshe të plota. b) Vendoseni këtë numër midis dy numrave më të afërt që janë mijëshe të plota. 5. Për bibliotekën e shkollës u blenë 12 libra me çmim 18 euro, dy fjalorë me çmim 35 euro, si dhe 5 albume me çmim 15 euro. Duke rrumbullakuar sasinë e shpenzimeve në qindëshen më të afërt, gjeni sa euro u shpenzuan afërsisht.1 Rrumbullakoni deri në mijëshen më të afërt numrat: 1225; 54 327; 63589; 124781. 2 Tregoni cili nga barazimet e përafërta është i saktë. a) 28 ≈ 30 apo 28 ≈ 20; b) 746 ≈ 750 apo 746 ≈ 740; c) 1823 ≈ 1900 apo 1823 ≈ 1800; d) 50 424 ≈ 50000 apo 50 424 ≈ 60000. 3 Gjatë regjistrimit të popullsisë, në qytet u numëruan 13882 banorë. Në njoftimin e rezultateve, një gazetë shkroi se në qytet ishin afërsisht 13 mijë banorë, kurse një tjetër shkroi që ishin 14 mijë banorë. Cili njoftim është i saktë? 4 Në fjalorin shqip-anglisht janë 18352 fjalë; kurse në fjalorin shqip-frëngjisht janë 17895 fjalë. Sa mijëshe fjalësh ka në secilin fjalor? 5 Masa e një elefanti është 5835 kg. Sa ton është ai afërsisht? 6 Përcaktoni deri në ç’rend është bërë rrumbullakimi: a) 63723 ≈ 64 000; b) 179996 ≈ 180000; c) 283 891 ≈ 300000. 7 Gjeni numrin më të vogël (më të madh) që: a) i rrumbullakuar në dhjetëshen më të afërt është 460;b) i rrumbullakuar në qindëshen më të afërt është 3400; c) i rrumbullakuar në mijëshen më të afërt është 6000; d) i rrumbullakuar në milionin më të afërt është 6 000 000. Kur u pyet se ç’moshë kishte skeleti i një dinozauri, ciceroni i një muzeu u përgjigj: – Një milion e tridhjetë e pesë vjeç. Nga e dini kaq saktë? – u habitën vizitorët. – Fare thjesht, – u përgjigj ciceroni. – 35 vjet më parë, kur fillova punë në muze, më thanë që mosha e këtij skeleti ishte një milion vjeç.A arsyetoi drejt ciceroni? 8USHTRIME
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23