Page 191 - Demo
P. 191


                                    9. SHPREHJET, EKUACIONET, INEKUACIONET187USHTRIME3. Gjeni vlerën e shprehjes shkronjore 25 – x, për x = 5 dhe për x = 25. 4. Gjeni vlerën e shprehjes shkronjore 30 – (15 + x), për x = 5 dhe për x = 7. 5. Duke përdorur shkronjat, tregoni me anë të barazimeve shkronjore vetitë e veprimeve të mbledhjes dhe të zbritjes.6. Çmimi i një këmishe është a euro, kurse çmimi i një kapele është b euro. Ç’kuptim ka shprehja a) a + b? b) a – b? c) 5000 – (a + b)? 1 Shkruani shprehjen që jep: a) shumën e 19 + 5 me 18 – 3; c) shumën e x + 5 me 12; b) ndryshimin e x + 5 me 4; d) ndryshimin e x + 7 me 4 – x. 2 Përktheni me simbole matematike. a) Shuma e tre numrave të parë natyrorë.b) Prodhimi i katër numrave të parë natyrorë. c) Ndryshimi i numrit më të madh me tri shifra me numrin më të vogël me dy shifra. d) Herësi i numrit më të madh dyshifror me numrin më të madh njëshifror është 11. 3 Lexoni shprehjen. a) (a – b) + 5;   b) (y – 2) + 4;   c) (a – 8) + (c – 5). 4 a) Plotësoni tabelën. Vlera e a 0 1 2 3 4Vlera e a + 12Vlera e 14 – ab) Për ç’vlera të a, vlera e 14 – a është më e madhe se vlera e a + 12? 5 x është numër natyror. Shkruani: a) tre numrat natyrorë çift të njëpasnjëshëm që vijnë pas 2x; b) tre numrat natyrorë tek të njëpasnjëshëm që vijnë pas (2x + 1). 6 Në klasë ka x vajza, kurse numri i djemve është për 4 më i vogël. Shkruani me simbole matematike: a) numrin e djemve në klasë; b) numrin e nxënësve në klasë; c) numri i nxënësve në klasë është 28. 7 a) Agimi sot është x vjeç. Sa do të jetë pas 5 vjetësh? b) Agimi sot është 12 vjeç. Sa ka qenë para x vjetësh? 8 a) Prodhimi i dy numrave është 76; njëri është a. Sa është tjetri? b) Herësi i dy numrave është 42; njëri numër është x. Sa është tjetri? c) Shuma e dy numrave është 100; njëri është y. Sa është tjetri? 
                                
   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195