Page 193 - Demo
P. 193


                                    9. SHPREHJET, EKUACIONET, INEKUACIONET189USHTRIMEShembulli 2 Thjeshtoni shprehjet: a) 7x – 5x; b)7x – 5x + 9x.ZgjidhjeNë bazë të vetisë së shpërndarjes, shkruajmë:a) 7x – 5x = (7 – 5)x = 2x.b) 7x – 5x + 9x = (7 – 5 + 9)x = 11x.Shembulli 3 Thjeshtoni shprehjen: 2x + 7 + 2y – 3 + 4x + 3y. Zgjidhje Përcaktojmë kufizat e ngjashme midis tyre: 2x me 4x; 2y me 3y; 7 me –3. Zëvendësojmë 2x + 4x me (2 + 4)x, d.m.th. me 6x; 2y + 3y me (2 + 3)y, d.m.th. me 5y; (7 – 3) me 4. Shprehja zëvendësohet me shprehjen 6x + 5y + 4, e cila nuk përmban më kufiza të ngjashme. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Në shprehjen 4a + 7ab – 3b dalloni kufizat, si edhe koeficientët përkatës.2. Në shprehjet shkronjore të mëposhtme tregoni: i) të gjitha kufizat; ii) koeficientin e secilës kufizë; iii) kufizat e ngjashme midis tyre.a) 10x – 4xy + 5y + 3xy + 4 – 2y; b) 2a – 3b + 5a – 6b.3. Gjeni koeficientin e kufizës: a) (2x) · 5; b) (3x) · (–4y).4. Thjeshtoni shprehjet:a) 3m + 7m; b) 5y – 3y; c) 5x – 4xy + 3y + 6xy – 3y; d) x + 4y – 2y – 1 – 2. 5. Drita ka x fletore, Mira ka dy herë më shumë fletore se ajo, kurse Zana ka 5 fletore më shumë se Drita.a) Jepni me shprehje sasinë e fletoreve që kanë ato së bashku.b) Sa është kjo sasi, kur Drita ka 3 fletore?1 Në shprehjet e mëposhtme, përcaktoni kufizat dhe koeficientët e tyre. a) 5x – 3y + 6; b) 7a – 4b + 2c – 5; c) 2ab – 3xy + 4x. 2 Thjeshtoni kufizat në shprehjet shkronjore, duke gjetur koeficientin për secilën. a) (2x) · 5 – 3; b) (3x) · (4y – 2ab); c) (2x) · (–3y) + 2 · (4x) · 5b + 6. 3 Thjeshtoni shprehjet shkronjore. a) x + x; b) 5a + 6a;  c) 2u – 3u; d) y – y; e) 3x – 7x + 6x; f) 4a – 5a + 10 – 4. 4 Thjeshtoni shprehjet shkronjore. a) 5 + 9x – 3x + 4; b) 6x – x + 3y – 4y; c) x + 2x – a + 5b + 3a – 4b. 5 Gjeni vlerën e shprehjes shkronjore. a) 3a + 3b për a = 1 dhe b = –1; b) 2x(x + 1) për x = 3; për x = –4. 6 Thjeshtoni shprehjen: a) 3(x – y) + 4(x + y); b) –4(u + v) + 2(u – v); c) 6(2 – xy) – x(y + 5). 
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197