Page 197 - Demo
P. 197


                                    9. SHPREHJET, EKUACIONET, INEKUACIONET193USHTRIMEShembull 3 Zgjidhni ekuacionin 25 – u = 7. Zgjidhje Sipas kuptimit të zbritjes, kjo do të thotë që numri 25 është shumë e u me 7. Pra, u + 7 = 25. Nga ky ekuacion gjejmë u (mbledhor i panjohur): u = 25 – 7, d.m.th u = 18. Prova Numri 18 është vërtetë zgjidhje e ekuacionit 25 – u = 7, sepse duke zëvendësuar në të u me 18, marrim barazimin e vërtetë 25 – 18 = 7. Shembull 4 Zgjidhni ekuacionin 3 · u = 12. ZgjidhjeSipas kuptimit të shumëzimit, kjo do të thotë që numri u është herësi i pjesëtimit të 12 me 3. Pra, u = 12 : 3, d.m.th u = 4. Shembull 5 Zgjidhni ekuacionin 28 : y = 4. ZgjidhjeSipas kuptimit të pjesëtimit, kjo do të thotë që numri 28 është prodhim i y me 4. Ndryshe, y është herësi i pjesëtimit të 28 me 4. Pra, y = 28 : 4, d.m.th y = 7. C Ushtrohuni duke zbatuar 1. A është numri 25 zgjidhje e ekuacionit 30 – x = 5? Argumentoni përgjigjen. 2. Cili nga numrat 12, 13, 14, 15 është zgjidhje e ekuacionit x – 7 = 8? Argumentoni. 3. Zgjidhni ekuacionet: a) a + 10 = 30; b) 14 + m = 32; c) 100 – x = 12; d) v – 4 = 95. 4. Zgjidhni ekuacionet: a) 5x = 30; b) 36 : x = 9; c) x : 2 = 6.5. Nëse sasisë së panjohur x të parave në xhep i shtojmë 50 euro, do të bëhen 200 euro. Sa është x? 1 A është numri 5 zgjidhje e ekuacionit? Argumentoni. a) x + 7 = 12; b) x – 3 = 4; c) 10 – x = 5? 2 Zgjidhni ekuacionet: a) x + 25 = 35; b) 44 – x = 16; c) x – 11 = 12. 3 Zgjidhni ekuacionet:a) 10 · x = 50; b) y · 8 = 48; c) 72 = y · 9; d) 96 : x = 24; e) x : 13 = 5.4 Zgjidhni ekuacionet: a) (x + 15) = 8 + 17; b) (24 + y) – 21 = 10; c) 56 – (u + 12) = 24; d) 55 – (x – 15) = 30. 5 Në shkollë mësojnë 856 nxënës. Djem janë 44 më shumë se vajza. Gjeni sa vajza dhe djem ka shkolla. Shkruani ekuacionin për zgjidhjen e problemës.6 Shoferi e uli shpejtësinë e makinës me 20 km/orë dhe udhëtoi pastaj me shpejtësi65 km/orë. Sa ishte shpejtësia e makinës në fillim? 
                                
   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201