Page 198 - Demo
P. 198
MATEMATIKA 6194A Kërkoni dhe zbuloniNë biblotekën e tij, Miri kishte 12 libra artistikë më shumë se Bora, ndërsa Arbri kishte 2 herë më shumë se Miri. Nëse Miri kishte 35 libra artistikë, gjeni sa libra artistikë kishin Bora dhe Arbri në biblotekat e tyre.Shkruani ekuacionet që do t’ju ndihmojnë për të zgjidhur problemën.Zgjidhni ekuacionin me dy mënyra: a) sipas kuptimit të veprimeve; b) duke përdorur vetitë e barazimeve. B Vrojtoni dhe mësoniShembulli 1Zgjidhni ekuacionin x – 8 = 6. Zgjidhje Duke kaluar kufizën 8 në anën e djathtë dhe duke ndërruar shenjën para saj, marrim x = 8 + 6, d.m.th. x = 14. Zgjidhje e ekuacionit të dhënë është numri 14. Kështu, zgjidhjen e ekuacionit të trajtës x + a = b mund ta bëjmë thjesht duke shfrytëzuar vetitë e barazimeve numerike. Mbani mend:Nga barazimi x + a = b, duke kaluar kufizën a në anën e djathtë dhe duke ndërruar shenjën para saj, marrim x = b – a. Ky barazim tregon se zgjidhje e ekuacionit x + a = b është numri (b – a).Shembulli 2Zgjidhni ekuacionin 5x = 75. ZgjidhjeDuke pjesëtuar të dyja anët me numrin 5, marrim 755x = . Pra, x = 15. Zgjidhja e ekuacionit të dhënë është numri 15. Mbani mend:Ekuacionin e trajtës ax = b, me ndryshore x, ku a dhe b janë numra të dhënë dhe a ≠ 0 , mund ta zgjidhim duke përdorur vetitë e barazimeve. Në ekuacionin ax = b, duke pjesëtuar të dyja anët me numrin a ≠ 0 , marrim bxa = . Zgjidhje e ekuacionit ax = b është herësi . baNe jemi në gjendje të zgjidhim edhe ekuacione, që sillen në trajtën ax = b nëpërmjet shndërrimeve të thjeshta. Punë në grup:Zgjidhni ekuacionin dhe argumentoni veprimet: 2x – 4 = 169.5 Ekuacioni x + a = b dhe ax = b, (a ‡ 0)

