Page 199 - Demo
P. 199


                                    9. SHPREHJET, EKUACIONET, INEKUACIONET195USHTRIMEC Ushtrohuni duke zbatuar1. A vërtetohet barazimi shkronjor 1 14 2x + = për vlerën e x = 1? Po për 14x = ?2. Cili nga barazimet shkronjore, x – 0,2 = 0,8 apo 2x – 1 = 2, vërtetohet për x = 1?3. Zgjidhni ekuacionet: a) 5 + x = 25; b) 6 – x = 3; c) 3x = 21; d) 2x = 1560.4. Zgjidhni ekuacionet:a) 3x + 5 = 35; b) 3x – 1 = 8; c) 5 – 3x = 2.5. Zgjidhni ekuacionet:a) 3(x – 1) = 45; b) 25 = 5(x + 2); c) 2(5 – x) – 10 = 0. 6. Iliri ka dy herë më shumë këngë në celularin e tij se Genti, kurse Beni ka 12 këngë. Të tre së bashku, ata kanë 51 këngë. Sa këngë ka Genti?Shkruani ekuacionin për të zgjidhur problemën.1 Zgjidhni ekuacionet, duke kaluar kufizat nga njëra anë në anën tjetër të ekuacionit. a) x + 150 = 200; y + 4 = 7; a + 9 = 14; 5 + x = 2; b) x – 4 = 7; 5 – x = 5; 0 = 14 – x; 5x – 4x = 12 – 7. 2 Shuma 50 + x është 81. Shkruani ekuacionin dhe gjeni x. 3 Gjeni vlerën e x në qoftë se: a) ndryshimi 41 – x është 5; b) ndryshimi x – 15 është 2;c) dyfishi i x është 34,5.4 Zgjidhni ekuacionet e mëposhtme dhe argumentoni.a) 2(8x – 1) = 30 b) 7(x + 1) = 21 c) 55 – (x – 15) = 30 c) (20 – x) – 5 = 255 Zgjidhni problemat e mëposhtme, duke formuar dhe zgjidhur ekuacione. a) Beni është 12 vjeç. Pas x vjetësh ai bëhet 20 vjeç. Gjeni x. b) Shuma e numrit natyror x me dy numra natyrorë të njëpasnjëshëm, që vijnë pas tij, është 24. Gjeni x. c) i) 5 fletore kushtojnë 15 euro. Sa kushton një fletore? ii) Trefishi i një numri, zmadhuar me 5, jep 35. Gjeni këtë numër. iii) Katërfishi i një numri, zvogëluar me 2, jep 30. Gjeni këtë numër.d) Perimetri i fushës së volejbollit është 54 m. Gjatësia është dy herë më e madhe se gjerësia. Gjeni gjerësinë e fushës së volejbollit. 
                                
   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203