Page 20 - Demo
P. 20


                                    MATEMATIKA 616A Kërkoni dhe zbuloniNë vendparkimin pranë stadiumit janë 120 makina. Kjo sasi është 30 makina më e vogël se sasia e makinave në vendparkimin pranë autostradës. Cili vendparkim është më i madh? Agimi thotë: – Kjo është e qartë. Sa herë që themi më e vogël, ne duhet të bëjmë zbritje. Sasia e makinave në vendparkimin e autostradës është 120 – 30 = 90 makina.Drita thotë: – Ti e ke gabim.Si mendoni? Zgjidhni problemën.B Vrojtoni dhe mësoniTë mbledhësh numrin 5 me numrin 3, do të thotë t’i shtosh numrit 5 tri herë njësinë. Marrim 5 + 3 = 5 + 1 + 1 + 1 = 6 + 1 + 1 = 7 + 1 = 8. Shkruajmë shkurt 5 + 3 = 8. Numrat që mblidhen (5; 3) quhen mbledhorë. Numri që merret nga mbledhja e tyre (8) quhet shumë. Mbledhjen e numrave mund ta paraqitim në boshtin numerik (fig. 1.8) I. Vetia e ndërrimit të vendeve të mbledhorëve: a + b = b + a.Po t’u ndërrojmë vendet mbledhorëve, shuma nuk ndryshon. Kështu, 5 + 4 = 4 + 5; 30 + 24 = 24 + 30. II. Vetia e shoqërimit: a + (b + c) = (a + b) + c. Gjatë mbledhjes së tre numrave, kur dy mbledhorë i zëvendësojmë me shumën e tyre, rezultati nuk ndryshon. Kështu, 3 + (8 + 6) = 3 + 14 = 17. (3 + 8) + 6 = 11 + 6 = 17. Pra, 3 + (8 + 6) = (3 + 8) + 6. Mbani mend:Shuma e çdo numri natyror me zero është sa vetë numri natyror: a + 0 = 0 + a = a.P.sh., 23 + 0 = 0 + 23 = 23.Mbani mend:Shuma e dy ose më shumë numrave natyrorë është gjithmonë numër natyror.1.5 Mbledhja e numrave natyrorë. Vetitë e mbledhjes0 1 2 3 4+ 35 6 7 8 9 10xFig. 1.8
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24