Page 203 - Demo
P. 203
9. SHPREHJET, EKUACIONET, INEKUACIONET199USHTRIME1 Vendosni në vend të pikave një prej shenjave >, <, =, që të merret pohim i vërtetë.a) 32 1 : 21 2 ... 21 5 : 32 3 ; b) 21 3 : 31 2 ... 41: 21 3 .2 Plotësoni fjalitë: a) nga a > 3, rrjedh 2a ... b) nga x < 2, rrjedh 5x ... c) nga x > 0, rrjedh x + 3 ... d) nga a > b, rrjedh a – 1 ... 3 Është dhënë mosbarazimi 3x + 5 > 2x – 1. a) A vërtetohet ai për x = 10? b) Gjeni dy vlera të x që vërtetojnë mosbarazimin. 4 Gjeni vlerat e x nga bashkësia {0; 1; 2,5; 3; 20} që vërtetojnë mosbarazimin 3x + 7 < 2(x + 5). 5 A ka vlerë natyrore të x që vërteton mosbarazimet? a) x · x < 1; b) x · x ≤ 1. 6 Gjeni gjithë numrat e plotë që vërtetojnë mosbarazimet: a) 2 < x < 6; b) 2 ≤ x ≤ 6. 7 Sa vlera të x vërtetojnë mosbarazimin x – x < b, nëse b është numër natyror? C Ushtrohuni duke zbatuar1. Vendosni në vend të pikave njërën nga shenjat <, >, =, që të merret pohim i vërtetë. a) 3 ... 5; b) –3 ... 0; c) –2 ... 1; d) –5 ... 7. 2. Pa kryer njehsimet, vendosni në vend të pikave shenjën > ose <, në mënyrë që të merret mosbarazim i vërtetë. a) 1717 : 31 ... 1717 · 31; b) 658 : 127... 658 · 217 . 3. Vendosni në vend të pikave një prej shenjave >, <, =, që të merret pohim i vërtetë.a) 5,4 – 2,8 ... 7,5 – 6,3; b)10,12 – 8,45 ... 78,81 – 62,34;a) 26 + 14 . 4 ... 36 + 8 . 12 – 21.4. Krahasoni ndërmjet tyre numrat x, y në qoftë se ndryshimi (x – y) është: a) 5; b) –1; c) 0. 5. Ku ndodhet në boshtin numerik, pikat që i përgjigjen numrit x, në qoftë se është i vërtetë pohimi: a) x > 2; b) x < 3? 6. Nëse më japin 100 euro, sasia ime e parave dyfishohet. A kam fillimisht më pak apo më shumë se 100 euro?

