Page 207 - Demo
P. 207


                                    9. SHPREHJET, EKUACIONET, INEKUACIONET203USHTRIME2. Thjeshtoni shprehjet. a) 4 · 15a; b) 2x · 3; c) 11a · 4b; d) x · 9 · 4 · y. 3. Thjeshtoni shprehjet e mëposhtme dhe gjeni vlerën e tyre. a) 5x + 8x, për x = 13; b) 12y – 6y, për y = 6; c) 3b – 5b, për b = 0. 4. Zgjidhni ekuacionet. a) 12 + x = 16; b) 16 – y = 9; c) 4 = y – 1; d) x : 7 = 4; e) 2x = 80.5. Zgjidhni inekuacionet. Tregoni bashkësinë e zgjidhjeve në boshtin numerik.a) 7 + x > 0; b) 80 – x ≤ 20; c) 5x + 8x > 21; d) 2x + 4x < 30.6. Në një parcelë me sipërfaqe 204 m2 rriten domate dhe qepë. Sipërfaqja e mbjellë me qepë është 5 herë më e madhe se ajo me domate. Sa m2 është sipërfaqja e mbjellë me domate? 1 Gjeni vlerën e shprehjeve. a) 39x – 5x – 4x + 28, për x = 3; x = 5. b) 7xy – x + 3, për x = 18 dhe y = 33. 2 Thjeshtoni shprehjen: a) 2,38x – 5,6x + 2,17x; b) –6,3x + 2,8x – 19,2x;c) x53 + 215x. 3 Zgjidhni ekuacionet: a) 2(x + 3) = 10; b) 4(x – 5) = 32; c) 2(x – 2) = 26. 4 Zgjidhni inekuacionet. Paraqiteni zgjidhjen në boshtin numerik. a) 3(x + 4) > 21; b) 5(x – 2) < 30; c) 4(x – 1) ≤ 12. 5 Nëse në çdo bankë të klasës do të ulet një nxënës, për 7 nxënës nuk do të ketë vende; nëse në çdo bankë do të ulen nga dy nxënës, atëherë 5 banka do të mbeten bosh. Sa nxënës ka në klasë? 6 Autobusi dhe kamioni, i cili ka një shpejtësi 15 km/orë më të lartë se autobusi, u nisën njëkohësisht nga dy qytete, largësia midis të cilëve është 455 km. Ata u takuan pas 2,6 orësh. Gjeni shpejtësinë e secilit mjet. 7 Një numër e shumëzojmë me 5. Prodhimit i shtojmë numrin 8 dhe gjejmë shumën 88. Gjeni numrin. 
                                
   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211