Page 208 - Demo
P. 208


                                    MATEMATIKA 62049.10 Çfarë mësuam (përsëritje)Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniDallimi i shprehjes shkronjore nga shprehja numerike: 1. Përktheni në simbole matematike:a) shuma e pesës me tetën;b) ndryshimi i një numri me pesë;c) prodhimi i shumës së katrës me tre me numrin dy;d) herësi i një numri me nëntën.Dalloni shprehjet numerike dhe ato shkronjore.Gjetja e vlerës së shprehjes shkronjore për vlera të dhëna të ndryshores:2. Gjeni vlerën e shprehjes: a)12a – 4b, për a = 1 dhe b = 2;b) 3xy – y + 5, për x = 1,5 dhe y = 3,4.Përkthimi në simbole matematike: 3. Përktheni në simbole matematike: a) shuma e trefishit të a me b;b) perimetri i drejtkëndëshit me brinjë x dhe yështë 12.4. Shprehni me fjalë:a) 2x + 3;b) 3(x – y).Dallimi i kufizave të ngjashme në një shprehje shkronjore dhe thjeshtimi i tyre: 5. Thjeshtoni shprehjen shkronjore: a) 8x – 2x;b) 3a + 1 + 7x;c) 5xy + x – 3xy + 2x.Shkrimi i një barazimi shkronjor me simbole matematike: 6. Gjeni numrin, duke ditur se: a) trefishi i tij, zmadhuar me 2, jep 20; b) dyfishi i tij, zvogëluar me 12, jep 4. 7. Gjeni numrin, duke ditur se: a) dyfishi i ndryshimit të tij me 5 është 30; b) trefishi i ndryshimit të tij me 5, po të zvogëlohet me 21, jep zero. Përcaktimi i barazimit shkronjor si ekuacion:8. Për cilin nga barazimet shkronjore është zgjidhje numri 3?a) 2x + 5 = 24 b) 6x – 4 = 2 . 7 9. Cili nga numrat e bashkësisë {2; 3; 5; 8} është zgjidhje e ekuacionit 2(x – 3) – 3 = 6 + 7?
                                
   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212