Page 21 - Demo
P. 21
1. NUMRAT NATYRORË. MBLEDHJA DHE ZBRITJA E TYRE17USHTRIMEC Ushtrohuni duke zbatuar 1. Paraqitni në boshtin numerik veprimin e mbledhjes së numrit 4 me numrin 5. 2. Plotësoni barazimet:a) 38 + 15 = 15 + ...;b) 2450 + 350 = 350 + ... .3. Gjeni, duke shkruar njërin mbledhor si shumë dy mbledhorësh të tjerë e duke përdorur më tej vetinë e shoqërimit. a) 137 + 73 = (100 + 37) + 73 = 100 + (37 + 73) = ...;b) 352 + 48 = (300 + 52) + 48 = ...;c) 416 + 84 = ... .4. Gjeni shumat e mëposhtme duke përdorur vetitë e ndërrimit e të shoqërimit. a) 34 + 46 + 13 + 27 = (34 + 46) + (13 + 27) = ... + ... = ...b) 35 + 46 + 75 + 24 = (përdorni vetinë e ndërrimit) = 35 + 75 + 46 + 24 = (përdorni vetinë e shoqërimit) = (35 + 75) + (46 + 24) = ... + ... = ...c) 19 + 21 + 25 + 35 = ( ... ) + ( ... ) = ...5. Në bibliotekën e shkollës, raftet mund të mbajnë 250 libra. Në fillim të vitit shkollor, në të kishte 148 libra; gjatë vitit u blenë 52 libra të rinj. a) Sa u bë numri i librave në bibliotekë? b) A ka tani vende të lira në bibliotekë? Nëse po, sa? 1 Gjeni shumat:a) 999 + 1; b) 34 099 + 1; c) 72 + 28. 2 Paraqitni në boshtin numerik mbledhjet:a) 4 + 3; b) 8 + 4. 3 Kryeni me mend mbledhjet: a) 8 + 20; b) 38 + 12; c) 57 + 19. 4 Njehsoni shumat, duke përdorur vetitë e ndërrimit dhe të shoqërimit. Argumentoni veprimet.a) 9 + 10 + 11; b) 67 + 13 + 10; c) 37 + 43 + 45 + 85; d) 36 + 21 + 14 + 79.5 Agimi shpenzoi ditën e parë 125 euro, kurse ditën e dytë 50 euro më shumë. Sa shpenzoi ai në të dyja ditët së bashku? 6 Në një serrë janë mbjellur 3600 lule, kurse në serrën fqinjë janë 400 lule më shumë. Sa lule janë mbjellë në të dyja serrat? 7 a) Drita bleu dy pajisje elektronike që kushtojnë njëra 150 euro, tjetra 50 euro më pak. Sa euro shpenzoi Drita?b) Drita ka 150 euro. Ajo ka 50 euro më pak se vëllai i saj. Sa euro kanë të dy së bashku?

