Page 211 - Demo
P. 211
207Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• shndërron valutat e monedhave që përdoren në vendin tonë dhe vendet e tjera; • përdor njësitë dhe mjetin e përshtatshëm për të kryer një matje, në një rast konkret; • këmben njësitë e matjes me numra dhjetorë deri në dy shifra pas presjes; • zbaton njësitë e matjes së kohës (sekonda, minuta, ora, dita, java, muaji, viti, dekada, shekulli) dhe i këmben ato; • kryen matje të masës, kohës dhe nxënësisë; • lexon dhe përdor sistemin 24-orësh; • llogarit kohën, duke përdor njësitë matëse (sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj, vite, dekada, shekuj, mijëvjeçarë); • llogarit kohën në tabelat e orareve me sistemin 24-orësh; • përdor kalendarin për të zgjidhur situata të jetës praktike; • zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke përdorë matjet. MATJE MADHËSISH TË TJERAA E DINI SE...?10Zonë kohore quhet një rajon gjeografik në rruzullin tokësor, i cili ka një kohë standarde të njësuar, të përcaktuar për qëllime ligjore, tregtare dhe shoqërore. Nga fundi i shekullit XIX, me marrëveshje, Toka u nda në 24 breza (zona kohore). Çdo brez përfshinte një pjesë të Tokës që ndodhej midis dy meridianesh, të cilat ndryshonin midis tyre me 15º gjatësi gjeografike. Zona e parë kishte si mes meridianin e Grinuiçit (që kalon afër Londrës) dhe kufizohej nga e djathta prej meridianit të gjatësisë gjeografike (lindore) 7,5º (kurse nga e majta prej meridianit të gjatësisë gjeografike perëndimore 7,5º).Zona e dytë, ku përfshihet edhe Kosova dhe Shqipëria, kufizohet nga meridianet me gjatësi gjeografike 7,5º dhe 22,5º. Në këtë zonë, koha është 1 orë më shumë se në zonën e parë.Zona e tretë kufizohet nga meridianet me gjatësi gjeografike 22,5º dhe 37,5º. Këtu, koha është 1 orë më shumë se në zonën e dytë, d.m.th. dy orë më shumë se në zonën e parë etj.Fjalë kyçe: masë, kohë, nxënësisë, monedha, euro, cent, masë, kilogram, gram, miligram, kuintal, ton, litër, mililitër, sekonda, minuta, ora, dita, java, muaji, viti, dekada, shekulli, sistemin 24-orësh, koha sezonale.

