Page 212 - Demo
P. 212
MATEMATIKA 620810.1 ParatëA Kërkoni dhe zbuloni Tregoni cilat ishin monedhat që përdornin prindërit tuaj më parë.Cila është monedha që përdorni tani?Tregoni disa vende të Europës, ku përdoret monedha euro si monedhë kombëtare.B Vrojtoni dhe mësoniI. Në Kosovë dhe në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian (BE), monedha bazë është 1 euro (1 €). Monedha të lidhura me të janë: 1 cent, 2 centë, 5 centë, 10 centë, 20 centë, 50 centë, 2 euro. Kartëmonedha të lidhura me të janë: 5 euro, 10 euro, 20 euro, 50 euro, 100 euro, 200 euro, 500 euro. 1 cent = 1001 euro = 0,01 euro. II. Në SHBA, monedha bazë është 1 dollar (1 $). Monedha të lidhura me të janë: 1 cent, 5 centë, 10 centë, 25 centë, 50 centë.Kartëmonedha të lidhura me të janë: 1 dollar, 5 dollarë, 10 dollarë, 20 dollarë, 50 dollarë, 100 dollarë. 1 cent = 1001 dollarë = 0,01 dollarë. C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Sa euro bëhen, nëse keni: a) 2 kartëmonedha nga 20 euro dhe 3 monedha nga 2 euro? b) 5 kartëmonedha 100-euroshe, 7 kartëmonedha 10-euroshe, 4 monedha 1-euroshe? 2. Sa euro bëhen, nëse keni: a) 4 monedha 3-euroshe dhe 6 monedha 50-centëshe? b) 1 monedhë 50-centëshe dhe 1 monedhë 20-centëshe? c) 4 monedha 1-euroshe, 1 monedhë 50-centëshe dhe 3 monedha 10-centëshe? 3. Ktheni në euro: a) 60 centë; b) 75 centë; c) 230 centë; d) 3 euro 75 centë. 4. Merrni me sa më pak monedha shumën: a) 220 euro; b) 260 euro; c) 300 euro. 5. Formoni shumën 470 euro me 5 mënyra të ndryshme, duke përdorur monedha dhe kartëmonedha. Fig. 10.1

