Page 213 - Demo
P. 213
10. MATJE MADHËSISH TË TJERA2096. Në vitrinën e një dyqani, janë vendosur çmimet e artikujve si më poshtë. Artikulli Pulovër Pantallona Çantë Atlete Kasketë XhaketëÇmimi 47 € 42 € 35,90 € 49 € 11,20 € 59,50 €a) Artani pagoi me një kartëmonedhë 20-euroshe, një kartëmonedhë 10-euroshe, njëkartëmonedhë 5-euroshe, një monedhë 50-centëshe dhe 2 monedha 20-centëshe. Cilët artikuj bleu ai? b) Blendi dha një kartëmonedhë 50-euroshe për të blerë njërin nga këto artikuj dhe mori 8 € kusur. Cilin artikull bleu ai?USHTRIME1 Sa monedha 5-centëshe duhen për të marrë shumën 2,5 euro? 2 Formoni shumën 650 euro me sa më pak monedha. 3 Dy libra me poezi kushtojnë 24 euro. Sa euro duhen për të blerë 12 nga këta libra? 4 Shitësi i bëri një klienti 3 oferta për shitje fletoresh. 10 fletore = 50 euro; 15 fletore = 67,5 euro; 25 fletore = 100 euro. Cila është oferta më e mirë? 5 Nëna bleu një abazhur që kushtoi 29,50 € dhe një vazo që kushtoi 23,90 €. Sa euro pagoi ajo gjithsej? 6 Në supermarket, një amvisë bleu një shami me çmim 13,5 €, një revistë me çmim 5 € dhe një bukë që kushtonte 3,20 €. Sa euro pagoi ajo gjithsej? 7 Pesë albume për kafshët kushtojnë 120 euro, kurse gjashtë fjalorë kushtojnë 180 euro. a) Sa është çmimi i albumit? Po i fjalorit? b) Sa kushtojnë 8 albume dhe 8 fjalorë?

