Page 214 - Demo
P. 214


                                    MATEMATIKA 621010.2 Masa e trupit. PeshimiA Kërkoni dhe zbuloniVlerësoni afërsisht masën e vazove që peshohen në figurën 10.2 Fig. 10.2B Vrojtoni dhe mësoni I. Masa e trupit matet duke e krahasuar atë me masën e një trupi tjetër, që merret si njësi. Njësia bazë për matjen e masës është kilogrami (1 kg). Në tabelën e mëposhtme janë shënuar shumëfishat dhe nënfishat më të përdorshëm të kilogramit, si dhe lidhjet midis tyre. Toni Kuintali Kilogrami Grami Miligrami1 t 1 kv 1 kg 1 g 1 mg1000 kg 100 kg 1 kg 10001 kg 10001 gII. Nëse një trup përbëhet nga 2 pjesë, masa e trupit do të jetë shuma e masave të këtyre pjesëve. Nëse në njërën pjatë të peshores vendosim sendin tonë, kurse në pjatën tjetër gurët (masat) 500 g dhe 200 g dhe kemi ekuilibër, atëherë masa e sendit tonë është 500 g + 200 g = 700 g. ShembullAgimi mban në njërën dorë një çantë me masë 3 kg 750 g dhe në dorën tjetër një qese me rrush me masë 1 kg 500 g. Ç’masë mban Agimi në duart e tij? Zgjidhje Shumën 3 kg 750 g + 1 kg 500 g mund ta gjejmë në 3 mënyra. Mënyra II kthejmë masat në gramë: 3 kg 750 g = 3750 g dhe 1 kg 500 g = 1500 g. Kështu, shuma është 3750 g + 1500 g = 5250 g = 5 kg 250 g. Mënyra III kthejmë masat duke përdorur numra dhjetorë, në njësinë më të madhe: 3 kg 750 g = 3,75 kg dhe 1500 g = 1,5 kg. Kryeni në shtyllë mbledhjen 3,75 + 1,5. A marrim të njëjtin rezultat? 
                                
   208   209   210   211   212   213   214   215   216   217   218