Page 216 - Demo
P. 216


                                    MATEMATIKA 621210.3 Matja e kohësA Kërkoni dhe zbuloniNjë orë muri ecën çdo ditë 1,5 minuta para. Atë e rregullojnë në mesditën e datës 10 të çdo muaji. Sa do të ketë ecur para ora në datën 30 shtator, në orën 8 pasdite? Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoni I. Për të matur kohën, përdoret ora. Në figurën 10.5 tregohen disa prej tyre. Orët analoge kanë 12 ndarje dhe masin kohën në sistemin 12-orësh. Orët elektronike tregojnë kohën në sistemin 24-orësh.Kështu, shtatë e gjysmë e pasdites, në orën me 12 ndarje, tregohet si në figurën 10.5 dhe lexohet: ora 7:30 e pasdites. Po kjo kohë në orën elektronike tregohet si në figurën 10.6 dhe lexohet: ora 19:30 në sistemin 24-orësh.128 410117 5128 410117 51238 491011 125 7 61238 491011 127 6 51238 491011 127 6 51 2 3 4 5Fig. 10.5 Fig. 10.6Njësia bazë e matjes së kohës është sekonda (shënohet sek). 60 sekonda formojnë 1 minutë (shënohet 1 min). 60 minuta formojnë 1 orë (shënohet 1 h). Njësitë e kohës mund të kalojnë nga njësia më e madhe te më e vogla dhe anasjellas. P.sh.: 3 min 20 sek = 3 min + 20 sek = 3 · 60 sek + 20 sek = 200 sek.  300 sek = 30060min = 5 min. Ditë-nata ka 24 orë (shkurt thuhet dita). Java ka 7 ditë. Muaji ka 30 ose 31 ditë (muaji shkurt ka 28 ose 29 ditë). Viti ka 12 muaj. Viti ka 365 ose 366 ditë. Viti me 366 ditë quhet i brishtë. Në këtë vit, muaji shkurt ka 29 ditë. Shekulli ka 100 vjet. Vite të brishta kanë qenë 2004, 2008, 2012, …. Në çdo katër vjet, njëri nga vitet është i brishtë. Të brishta janë vitet te të cilat numri i formuar nga dy shifrat e fundit plotpjesëtohet me 4. Përjashtim bëjnë vetëm ato vite që janë qindvjeçarë të plotë (.., 1500, 1600, 1700, 1800, 1900, 2000, 2100, 2200,…) te të cilët numri i formuar nga dy shifrat e para nuk plotpjesëtohet me 4. P.sh., viti 2000 ishte i brishtë, kurse viti 2100 nuk do të jetë i brishtë. II. Koha zonalePër shkak të rrotullimit të Tokës rreth boshtit të saj, mesnata në vende të ndryshme të globit arrihet në çaste të ndryshme. Vendet që ndodhen në të njëjtin meridian gjeografik kanë të njëjtën kohë (mesnata në ta arrihet në të njëjtin çast).
                                
   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220