Page 218 - Demo
P. 218


                                    MATEMATIKA 621410.4 Veprime me njësitë e kohësA Kërkoni dhe zbuloniNë datën 20 mars 2010, dielli lindi në orën 6:56 dhe perëndoi në orën 19:02. Sa kohë zgjati dita? Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniUshtrimi i mësipërm mund të zgjidhet në dy mënyra. Duhet të gjejmë ndryshimin 19 h 02 min – 6 h 56 min. Mënyra I I kthejmë të dyja kohët në njësinë më të vogël. 19 h 02 min = 19 · 60 min + 2 min = 1140 min + 2 min = 1142 min. 6 h 56 min = 6 · 60 min + 56 min = 360 min + 56 min = 416 min. Kemi: 1142 min – 416 min = 726 min. Pjesëtojmë (me mbetje) 726 me 60; gjejmë herësin 12 e mbetjen 6. Kohëzgjatja e ditës është 12 orë e 6 minuta. Mënyra II Kryejmë zbritjen në shtyllë. 19 h 02 min = 18 h + 1 h 02 min = 18 h 62 min. 12 6min6 56min18 62minhhh−C Ushtrohuni duke zbatuar1. Ç’njësi do të zgjidhnit për të matur secilën kohëzgjatje: a) larja e dhëmbëve (sekonda, minuta, orë); b) dita shkollore (ditë, orë, minuta);c) pushtimi turk (muaj, vite, shekuj);d) vrapim 100 m (sekonda, minuta, orë);e) jeta e një fluture (ditë, muaj, vite); f) një rrotullim i Tokës rreth vetes (ditë, vite, shekuj). 2. Plotësoni: a) 1 h 45 min + ... min = 2 h; b) 4 h 30 min + ... min = 6 h; c) 2 min 40 sek + ... sek = 4 min; d) 90 min = ... h + ... min; e) 200 min = ... h + ... min; f) 74 h = ... ditë + ... h. 
                                
   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222