Page 219 - Demo
P. 219
10. MATJE MADHËSISH TË TJERA215USHTRIME3. Magelani u nis nga Spanja për udhëtimin rreth botës në 10 gusht 1519. Anija e tij u kthye në Spanjë në 6 shtator 1522. Sa kohë zgjati lundrimi?1 Plotësoni:a) Diana ka lindur në 10 mars 2003. Ajo do të mbushë 15 vjet më .... b) Genci mbushi 5 vjeç në 5 shtator 2013. Ai ka lindur në .... 2 Në maratonë, një atlete vrapoi për 2 h 20 min, kurse një tjetër vrapoi për 90000 sek. Kush arriti më shpejt? 3 a) Niku e filloi drekën në orën 12 h 57 min dhe e mbaroi në orën 13 h 18 min. Sa minuta zgjati dreka? b) Pushimi i madh filloi në orën 10 h 35 min dhe mbaroi në orën 11 h 05 min. Sa minuta zgjati pushimi? 4 Kjo është tabela e orareve të 4 trageteve të linjës Bari-Durrës, e vendosur në molin e trageteve.a) Cila anije arrin paradite? Po pasdite? Po në mbrëmje?b) A e kalon ndonjëra natën e ankoruar? c) Sa kohë qëndron anija e katërt e ankoruar në mol?5 Në SHBA, koha ecën 6 orë më para, në Pekin 6 orë më pas, në krahasim me Prishtinën.a) Nëse në Prishtinë ora tregon 12:30, sa tregon në Amerikë dhe sa në Pekin?b) Ju telefononi nga Prishtina në orën 15:00. Sa është ndryshimi i orëve në këtë çast ndërmjet Pekinit dhe Amerikës?c) Në cilat orare mund të komunikoni me moshatarët tuaj në Amerikë? Po në Pekin?6 Nëse në Prishtinë ora tregon 12:47, në Sidnej (Australi) ora tregon 20:47 min.a) Sa më shumë tregon ora në Sidnej?b) Nëse nisesh me avion për në Sidnej nga Prishtina në orën 06:00 dhe udhëtimi zgjat 18 orë e 30 min, në ç’orë mbërrin në aeroportin e Sidnejit, me orën e vendit pritës?7 Era niset për një udhëtim për në Kanada. Udhëtimi i saj do të jetë Prishtinë-FrankfurtToronto. Në Frankfurt, ora është njësoj me Prishtinën, Toronto është 6 orë para. Era niset nga aeroporti më 01:15 të pasdites. Udhëtimi i parë zgjat 2 h e 35 minuta, udhëtimi i dytë zgjat 8 h e 20 minuta. Duke ditur që pushon në Frankfurt 3 h e 15 minuta, gjeni orën e mbërritjes në Kanada me orën lokale.Trageti Ditët Ankorimi Nisja1 Të martat 07:00 16:002 Të mërkurat 20:00 23:353 Të enjtet 14:00 21:154 Të shtunat 10:00 01:35

