Page 22 - Demo
P. 22
MATEMATIKA 6181.6 Zbritja e numrave natyrorë A Kërkoni dhe zbuloniPër të arritur te ne, dritës së nisur nga Ylli Polar i duhen 430 vjet. Në cilin vit është nisur drita e këtij ylli që ne shohim sot? B Vrojtoni dhe mësoniKur shuma e dy numrave është 9 dhe njëri nga ata është 4, atëherë numri tjetër është 9 – 4 = 5. Mbani mend:Veprimi, me anën e të cilit gjejmë një mbledhor, kur njohim shumën dhe mbledhorin tjetër, quhet zbritje. Numrin nga i cili zbresim, e quajmë të zbritshëm. Numrin që zbresim, e quajmë zbritës. Rezultatin e zbritjes e quajmë ndryshim. Barazimi 9 – 4 = 5 rrjedh nga barazimi 4 + 5 = 9. Në barazimin 9 – 4 = 5, i zbritshmi është 9, zbritësi është 4, dhe ndryshimi është 5. Zbritjen e numrit 4 nga numri 9 mund ta paraqitim në boshtin numerik (fig. 1.9). 0 1 2 3 4– 45 6 7 8 9 10 11xFig. 1.9Mbani mend:Ndryshimi i dy ose më shumë numrave natyrorë, jo gjithmonë është i mundur të gjendet në bashkësinë e numrave natyrorë.Për shembull, ndryshimi i numrit 7 me 9 nuk është numër natyror.• Veprimi i zbritjes nuk gëzon vetinë e ndërrimit.P.sh., 24 – 4 = 20. Ndërsa ndryshimi 4 – 24 nuk është numër natyror.• Veprimi i zbritjes nuk gëzon as vetinë e shoqërimit.P.sh., 34 – 15 – 12 = 19 – 12 = 7. Ndërsa: 34 – ( 15 – 12) = 34 – 3 = 31.Ndryshimi i një numri natyror me zero është i barabartë me vetë numrin: a – 0 = a.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Nga 25 + 11 = 36 rezulton 25 = ... – ... 11 = ... – ...2. a) I zbritshmi është 45, zbritësi 20. Sa është ndryshimi? b) Zbritësi është 15 dhe ndryshimi 40. Sa është i zbritshmi? c) Ndryshimi është 20, kurse i zbritshmi është 50. Sa është zbritësi? d) A është i saktë barazimi 25 – 15 = 10? Si bëhet prova? Ylli Polar

