Page 222 - Demo
P. 222


                                    MATEMATIKA 621810.6 Çfarë mësuam (përsëritje)Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniMonedha që përdorim në jetën e përditshme; në cilat vende të tjera përdoret kjo monedhë:1. Sa euro na bëhen nëse kemi 2 kartëmonedha 100-euroshe dhe 4 kartëmonedha 50-euroshe?2. Nëse keni 150 euro. Shtoni dy kartëmonedha për të pasur shumën 270 euro. Cilat janë ato?3. Nëse keni 75 centë. Çfarë monedhash duhet të merrni për të arritur shumën 100 centë?Zgjedhja e mjetit dhe e njësisë së përshtatshme gjatë një matjeje konkrete:4. Zgjidhni njësinë matëse për të matur masën e:a) një libri; b) një lapsi; c) një automjeti. 5. Ç’njësi do të zgjidhnit për të matur secilën kohëzgjatje: a) orën e mësimit (sekonda, minuta, orë); b) noti për 100 m (sekonda, minuta, orë); c) rrotullim i Tokës rreth diellit (ditë, vite, shekuj). 6. Plotësoni me njësinë e duhur. a) Një lugë çaj përmban 10 … . b) Një shishe qumësht përmban 1 … . c) Rezervuari i veturës përmban 50 … . Veprimet për të kaluar: a) nga euro në centë;b) nga centë në euro.7. Ktheni në euro: 80 centë; 55 centë.8. Krahasoni:32 euro … 3230 centë; 550 centë … 5 euro.Kalimi nga njësia më e vogël te njësia më e madhe dhe anasjellas, në njësitë e masës dhe të nxënësisë:9. Shkruani si shumë: a) 1504 g = … kg + … g; b) 2009 mg = … g + … mg; c) 2900 ml = … l + … ml; d) 205 cl = … l + … cl. 10. Shkruani duke përdorur numrat dhjetorë: a) 2500 g = … kg; b) 1500 kg = … t; c) 324 ml = … l; d) 45 ml = … cl. Njësitë e kohës. Kalimi nga një njësi në tjetrën:11. Ktheni në njësitë e treguara: a) 5 h 34 min = … min; b) 2880 min = … orë; c) 2 javë 3 ditë = … ditë; d) 25 min 10 sek = … sek; e) 5040 sek = … min = … orë … min. 
                                
   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225   226