Page 223 - Demo
P. 223
10. MATJE MADHËSISH TË TJERA219Koha në sistemin 12-orësh dhe 24-orësh; në cilin rast tregohet ora në sistemin 12-orësh dhe në cilin rast në atë 24-orësh:12.Shkruani në sistemin 24-orësh:a) 3 pasdite;b) 6 pa një çerek pasdite;c) 8 e gjysmë paradite;d) 8 e gjysmë pasdite.Kryerja e veprimeve me njësitë e kohës në jetën e përditshme:13. Një albatros fluturoi nga ishulli në orën 18 të ditës së shtunë dhe u kthye në orën 7 të ditës së hënë të javës pasuese. Sa orë ka qenë ai në fluturim? 14. Genti u kthye nga shkolla në orën 13 h 45 min. Ai pushoi dhe hëngri drekë gjatë 50 min, pastaj shëtiti për 1 orë e gjysmë dhe, kur u kthye, filloi të mësojë. Në ç’orë filloi të mësojë? Llogaritja e kohës së udhëtimit: 15. Kjo tabelë paraqet linjën e autobusëve PrishtinëGjakovë, që nisen nga Prishtina.Nisja nga Prishtina:07:1508:1011:1012:1516:30Mbërritja në Gjakovë08:4509:4012:4013:4517:50Sa zgjat udhëtimi nga Prishtina në Gjakovë?Nëse Miri niset të shkojë te gjyshi në Gjakovë me autobusin e orës 11:10, në cilën orë arrin në Gjakovë?Zgjidhja e situatave problemore në jetën e përditshme me njësitë e matjes, duke argumentuar veprimet:16. Unë bleva një album që kushtonte 35 euro dhe i dhashë shitësit 2 kartëmonedha 20-euroshe. Sa euro duhet të më kthejë shitësi? 17. Një enë e mbushur plot me ujë peshon 10,6 kg, kurse e mbushur përgjysmë peshon 6,3 kg. Sa peshon ena bosh?18. Një shishe me shurup lexon 300 ml. Andi konsumon 2 lugë me nga 5 ml në ditë, ndërsaEra 3 lugë me nga 5 ml në ditë. Sa ditë do të zgjasë mjekimi për secilin nga fëmijët?

