Page 225 - Demo
P. 225


                                    221Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja: •	 paraqet pikën si dyshe e renditur në rrafshin Oxy dhe identifikon koordinatat e pikës; •	 përkufizon simetrinë boshtore;•	 cakton numrin e drejtëzave të simetrisë së figurave;•	 përshkruan trupat gjeometrikë, sipas vetive të tyre; •	 përkufizon trupat gjeometrikë (kubin dhe kuboidin); •	 përcakton elementet e trupave gjeometrikë (faqet, brinjët, kulmet); •	 përcakton numrin e kulmeve, faqeve, brinjëve (teheve) (Formula e Eulerit); •	 paraqet hapjen e kubit dhe kuboidit në rrafsh dhe i ndërton ato.SHNDËRRIMET GJEOMETRIKE DHE TRUPAT GJEOMETRIKËA E DINI SE...?11Piramidat e Egjiptit Ndërtuar gjatë një kohe kur Egjipti ishte një nga qytetërimet më të pasura dhe më të fuqishme në botë, piramidat, veçanërisht Piramidat e Mëdha të Gizës, janë disa nga strukturat më madhështore të krijuara nga njeriu. Megjithëse piramidat nisën të ndërtoheshin në shekullin e katërt para erës sonë, në fillimet e Mbretërisë së Vjetër deri në fund të periudhës së Ptolemeut, kulmin e arritën gjatë dinastisë së tretë (rreth 2325 vjet para erës sonë). Më shumë se 4000 vjet më vonë, piramidat egjiptiane ruhen ende në gjendje relativisht të mirë, duke na shpalosur një pjesë të rëndësishme të historisë së njerëzimit. Fjalë kyçe: sistem kënddrejtë koordinativ, boshti i abshisave, boshti i ordinatave, kuadrante, koordinata të pikës, simetri boshtore, drejtëz simetrie, trup gjeometrik, kulme, brinjë, faqe, kub, kuboid, formula e Eulerit, hapje të trupave.
                                
   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228   229