Page 23 - Demo
P. 23


                                    1. NUMRAT NATYRORË. MBLEDHJA DHE ZBRITJA E TYRE19USHTRIME1 Nga barazimi 25 + 15 = 40, shkruani dy barazime me zbritje. 2 Nga barazimi 100 – 20 = 80, shkruani një barazim me mbledhje dhe një barazim me zbritje. 3 Iliri është 22 vjeç. Joni është 3 vjet më i madh se Iliri. Ana është 5 vjet më e vogël se Joni. Sa vjeçe është Ana? 4 Drita hodhi në një gotë 200 g kafe dhe 30 g sheqer. Gota e mbushur peshon 500 g. Sa peshon gota bosh? 5 Perimetri i një trekëndëshi është 36 cm. Dy nga brinjët e tij janë 10 cm dhe 15 cm. Sa cm është brinja e tretë? 6 Te numri 268 ndryshojmë vendet e shifrave të dhjetësheve dhe të qindësheve. Kush është më i madh numri i ri apo numri fillestar? Sa më i madh është? 7 Një pishinë me vëllim 150000 l po mbushet me ujë nga dy rubineta: njëra lëshon 85000 lujë në orë dhe tjetra 64000 l ujë në orë. A do të jetë mbushur pishina pas një ore? Për të kursyer energjinë që harxhohet (në një shtëpi përdhese, në një apartament etj.) ka disa mënyra: përforcimi i izolimit; përdorimi i paneleve diellore; përdorimi i kondicionerëve inverter.Në tabelën e mëposhtme, për një banesë me syprinë 110 m2, tregohet sa kursehet duke përdorur njërën nga këto mënyra. Mënyra e zgjedhur Përforcim i izolimit Panele diellore Kondicionerë inverterKursimi i arritur (euro në vit)90 170 140a) Sa energji do të kursehet për këtë banesë, nëse do të përdoren njëkohësisht të tria mënyrat? b) Sa do të kursehej gjatë 2 viteve? Po gjatë 5 viteve? c) Mblidhni të dhëna mbi mënyrat e kursimit të energjisë që përdorin banorët e ndërtesës ku banoni ju. Llogaritni kursimet vjetore në euro që bën ndërtesa. 83. Shpresa kishte 5 kartëmonedha 50-euroshe dhe 7 kartëmonedha 20-euroshe. Ajo shpenzoi 3 kartëmonedha 50-euroshe dhe 2 kartëmonedha 20-euroshe. Sa euro i mbetën? 
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27