Page 230 - Demo
P. 230


                                    MATEMATIKA 622611.3 Simetria boshtore në rrafshin koordinativ A Kërkoni dhe zbuloni1. a) Ndërtoni në fletën me katrore një sistem kënddrejtë koordinativ dhe merrni në të pikën A (3; +2). b) Ndërtoni pikën simetrike të pikës A në lidhje me boshtin e abshisave dhe gjeni koordinatat e saj. c) Ndërtoni pikën simetrike të A në lidhje me boshtin y’y dhe gjeni koordinatat e saj. Ç’vini re? Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniNë figurën 11.17 është paraqitur pika M (x; y). Simetrikja e saj në lidhje me boshtin x’xështë pika M1 (x; –y), që ka të njëjtën abshisë, por ordinatë të kundërt. M (x, y)M1 (x; –y)M2 (–x; y)OyxFig. 11.17Simetrikja e pikës M në lidhje me boshtin y’y është pika M2(–x; y), që ka të njëjtën ordinatë, por abshisë të kundërt. ShembullJepet pika A (–3; 2). Simetrikja e saj në lidhje me boshtin x’x është pika A1(–3; –2) dhe simetrikja në lidhje me boshtin y’y është pika A2(3; 2).C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Jepen pikat A (1; 2) dhe B (3; 5). a) Ndërtoni pikat simetrike të pikave A, B në lidhje me boshtin Ox. Cila është figura simetrike e segmentit [AB] në lidhje me boshtin Ox? b) Ndërtoni figurën simetrike të segmentit [AB] në lidhje me boshtin Oy dhe krahasojeni atë me segmentin [AB]. 2. Ndërtoni figurën simetrike të figurës së dhënë në lidhje me boshtin Ox dhe Oy (fig. 11.18).3. a) Ndërtoni në rrafshin koordinativ pikat M, N dhe gjeni largesën midis tyre, në rast se: • M (2; –3), N (2; 5); • M (1; 4), N (5; 4); • M (–3; 4), N (3; –4). b) Ndërtoni simetriket e tyre në lidhje me boshtet koordinative. Gjeni largesën ndërmjet pikave simetrike. Çfarë vini re?yxFig. 11.18
                                
   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234