Page 234 - Demo
P. 234


                                    MATEMATIKA 623011.5 KubiA Kërkoni dhe zbuloniNë figurën 11.28 është paraqitur një kub lodër. Nga sa kube të vogla përbëhet ai? Si do të arsyetoni?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniPunë në grup:Vrojtoni figurën 11.29. Tregoni llojin e trupit gjeometrik. Emërtoni kulmet e tij. Gjeni numrin e kulmeve, të faqeve dhe të brinjëve.Tregoni cilat janë ato.• Vizatoni një kub. Për këtë, ndërtoni dy katrorë të barabartë dhe bashkoni kulmet e tyre, siç tregohet në figurën 11.30. Syprina e përgjithshme e një kubi gjendet duke mbledhur syprinat e gjashtë faqeve të tij (të cilat janë katrore). Fig. 11.28Fig. 11.31kulmebrinjëfaqeFig. 11.29Mbani mend:Syprina e kubit është gjashtëfishi i syprinës së një faqeje të tij. S = 6 · a · a, ku a është brinja e kubit. Vëllimi i kubit është i barabartë me prodhimin e tri përmasave të tij. Vëllimi i kubit me brinjë a është: V = a · a · a. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Vizatoni një kub me brinjë 2 cm, duke treguar brinjët e padukshme. 2. a) Ndërtoni me plastelinë modelin e një kubi me brinjë 2 cm. b) Me këtë sasi plasteline, ndërtoni modelin e një trupi, që nuk është shumëfaqësh. 3. Sa kube të vogla përmban shumëfaqëshi i dhënë në figurën 11.31? 4. Perimetri i një faqeje anësore të kubit është 12 cm. Gjeni syprinën e përgjithshme dhe vëllimin e tij. hapi 1 hapi 2Fig. 11.30
                                
   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238