Page 239 - Demo
P. 239


                                    11. SHNDËRRIMET GJEOMETRIKE DHE TRUPAT GJEOMETRIKË235USHTRIME1 a) Vizatoni në fletore hapjen e një kubi me brinjë 2 cm. b) Bëni prerjet dhe palosjet e duhura për të marrë këtë kub. 2 Vizatoni hapjen e një kuboidi me bazë katrore, me brinjë 10 mm dhe lartësi 15 mm në një fletë kartoni, me përmasa 5 cm, 10 cm. Ç’pjesë të sipërfaqes së kartonit zë sipërfaqja e kuboidit. 3 Përfytyroni hapjen e një kuboidi dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Sa drejtkëndësha përmban ajo? b) A ka drejtkëndësha të barabartë? c) A mund të ketë në hapje vetëm 3 drejtkëndësha të barabartë? d) A mund të ketë në hapje vetëm 4 drejtkëndësha të barabartë?4 Vizatoni hapjen e një kubi me brinjë 5 cm. Gjeni syprinën e përgjithshme të kubit dhe vëllimin e tij.5 Një dyqan e ka dyshemenë në formë drejtkëndore me përmasa 3,2 m dhe 4,1 m. Lartësia e mureve është 2,4 m. Në një faqe, ndodhet një derë 2,1 m e lartë dhe 0,9 m e gjerë.a) Sa është syprina e derës?b) Sa është syprina e përgjithshme e të katra mureve?c) Ngjyra kushton 1,25 euro për litër. Sa litra ngjyrë nevojiten për të ngjyer të gjitha muret, në qoftë se me 1 litër mund të ngjyejmë 24 m2?Punë në grupDiskutoni me shokun/shoqen pse figurat e mëposhtme nuk mund të jenë hapje të kuboidit apo të kubit.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Vizatoni hapjen e një kubi me brinjë 1 cm. 2. Në figurën 11.48 bëni plotësimet që të merret hapja e një kubi. 3. Në figurën 11.49 është paraqitur një pjesë e hapjes së një kuboidi. Plotësojeni atë për të marrë hapjen e kuboidit. 4. Vizatoni hapjen e një kutie pa kapak, që ka formën e kuboidit me përmasa 2 cm, 3 cm, 4 cm. Fig. 11.47Fig. 11.48 Fig. 11.49
                                
   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243