Page 241 - Demo
P. 241
11. SHNDËRRIMET GJEOMETRIKE DHE TRUPAT GJEOMETRIKË237Shumëfaqëshi; kulmet, brinjët dhe faqet e tij:8. Dalloni shumëfaqëshat. Përcaktoni numrin e kulmeve, të brinjëve dhe faqeve. Kontrolloni vërtetësinë e formulës: F + K – 2 = B.Fig. 11.52Vizatimi i hapjes së kubit dhe të kuboidit:9. Cilat nga figurat e mëposhtme janë hapje kubesh? a) b)c)Fig. 11.5310. Vizatoni:hapjen e kubit me brinjë 3cm;hapjen e kuboidit me brinjë 2 cm, 4 cm dhe 3 cm.Zgjidhja e situatave problemore me anë të matjeve dhe të formulave për njehsimin e syprinës së figurave dhe vëllimit të trupave:11. Një sallë në formë kuboidi duhet të mbajë 99 persona, ku secilit t’i takojë 7 m3hapësirë. Në qoftë se dyshemeja ka përmasat 21 m dhe 11 m, sa duhet të jetë lartësia e sallës? 12. Vëllimi i dhomës është 60 m3. Lartësia e dhomës është 3 m, gjerësia është 4 m. Gjeni gjatësinë e dhomës dhe syprinat e dyshemesë, të tavanit dhe të mureve. 13. Përmasat e një akuariumi në formë kuboidi janë 80 cm, 45 cm dhe lartësi 55 cm. Sa litra ujë ndodhen në të, duke ditur që niveli i ujit është 10 cm më i ulët se buza e akuariumit? (1 litër = 1dm3).

