Page 242 - Demo
P. 242


                                    MATEMATIKA 623811.9 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Në rrafshin koordinativ, shënoni pikat me koordinata: A (–1; –2); B (0; –1); C (0; 2); D (2; 1). (2 pikë)2 Në rrafshin koordinativ, shënoni pikat me koordinata: A (–3; 2); B (–2; –1). Ndërtoni simetriket e tyre sipas boshtit Ox dhe Oy. Gjeni koordinatat e pikave simetrike.(4 pikë)3 Ndërtoni simetriken e figurave, sipas drejtëzës së simetrisë. (6 pikë)a) l b) l c) lFig. 11.54 4 a) Shënoni në rrafshin koordinativ pikat A (–2; –2); B (–1; –1); C (0; 0); D (1; 1).b) Kontrolloni me anën e vizores, nëse këto pika shtrihen në një drejtëz. c) A ndodhet në këtë drejtëz pika F (3; 3)? (3 pikë)5 Vizatoni hapjen e një kubi dhe të një kuboidi. (4 pikë)6 Në një kub, shuma e gjatësive të të gjitha brinjëve është 120 cm. Gjeni: a) perimetrin e faqes së kubit; b) syprinën e kubit; c) vëllimin e tij. (3 pikë)7 Një depo në formë kuboidi, me përmasa 10 m, 6 m, 4 m është mbushur me kashtë. Gjeni masën e kashtës në depo, duke ditur që masa e 10 m3 kashtë është 6 kv.  (3 pikë)8 Një pishinë në formë kuboidi përmban 750 m3 ujë. Gjeni thellësinë e saj, nëse syprina e bazës është 250 m2. (2 pikë)  9 A mund ta mbani në krahë një copë akulli, në formë kuboidi me përmasa 50 cm, 30 cm dhe 0,8 m? (Masa e 1 m3 akull është afërsisht 900 kg). (3 pikë)
                                
   236   237   238   239   240   241   242   243   244   245   246