Page 243 - Demo
P. 243
239Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• paraqet funksionin si lidhje e dy bashkësive, me diagram, tabelë dhe si dyshe të renditura në rrjetin koordinativ; • identifikon koordinatat e pikës (dyshes së renditur) në rrjetin koordinativ; • vendos pikat në rrjetin koordinativ; • dallon dhe vazhdon një varg numerik (me kufiza numra natyrorë, dhjetorë ose thyesa).FUNKSIONE DHE VARGJE NUMERIKEA E DINI SE...?12Vargu i FibonaçitNumrat e Fibonaçit shfaqen kudo në natyrë, si p.sh. në modelin e petaleve të një luleje, në lulet e angjinares, në modelet e boçeve të pishave, në guaskën e kërmillit, në lakoret e valëve etj. Numrat e Fibonaçit gjejnë zbatim edhe në rritjen e gjallesave, si te një qelizë e vetme, te një kokër gruri, te një zgjua bletësh, e madje, edhe te njerëzit.Vargu i këtyre numrave, të njohur edhe si vargu i Fibonaçit, ka një karakteristikë të veçantë: secili numër i tij është shuma e dy numrave paraardhës: 1, 1, 2, 3, 5, 8, 13, 21, 34, 55, 89, 144, 233, 377, 610, 987, 1597, 2584, 4181, ... .Fibonaçi njihet si një ndër matematikanët më të mëdhenj europianë të Mesjetës. Ai ishte një ndër të parët që futi në Europë sistemin dhjetor, me simbolet që përdorim sot, si dhe simbolin e numrit zero.Fjalë kyçe: bashkësi, ndryshore, emërtim, diagram Veni, përshkrim, çiftim, funksion, bashkësi përcaktimi (domen), bashkësi vlerash (kodomena), tabelë, grafik, koordinata të pikës, rrjet koordinativ, varg numerik.

