Page 245 - Demo
P. 245


                                    12. FUNKSIONE DHE VARGJE NUMERIKE241USHTRIMEIV. Kur elementet e një bashkësie nuk i tregojmë dot një për një, përdorim një shkronjë të vetme për t’i paraqitur ato. Në vend të kësaj shkronje mund të vihet cilido prej elementeve të bashkësisë. Kjo shkronjë quhet ndryshore, që përshkon bashkësinë; secili nga elementet e bashkësisë quhet vlerë e kësaj ndryshoreje. Shembulli 2Shënojmë me x ndryshoren, që përshkon bashkësinë D = {2; 4; 6; 8}. Në vend të x mund të vihet secili nga elementet e D. Kjo ndryshore ka katër vlera të mundshme. Mund të kemi x = 2, ose x = 4, ose x = 6, ose x = 8. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Paraqitni me diagram të Venit bashkësinë e numrave natyrorë, të cilët janë më të vegjël se 6. Sa elemente ka kjo bashkësi?2. B është bashkësia e numrave natyrorë dyshifrorë. A janë të sakta shënimet: a) 1 ∈ B; b) 10 ∈ B; c) 100 ∈ B? 3. Jepni me përshkrim bashkësitë e mëposhtme. a) A = {1; 2; 3; 4}; b) B = {6; 7; 8; 9}. 4. Jepni me emërtim bashkësitë e mëposhtme, të dhëna me përshkrim të vetisë karakteristike. a) “është numër natyror më i vogël se 7”; b) “është numër natyror çift me një shifër”; c) “është notë për vlerësimin e nxënësit”; d) “është notë muzikore”. 5. Cili nga grumbujt e mëposhtëm formon bashkësi? a) djemtë e shkathët të shkollës; b) vajzat e bukura të shkollës; c) qytetet e mëdha të Kosovës; d) qytetet bregdetare të Shqipërisë. 1 Jepni me emërtim dhe me diagram të Venit: a) bashkësinë e ditëve të javës; b) bashkësinë e stinëve të vitit. 2 Jepni me përshkrim bashkësitë e mëposhtme. a) A = {prill, qershor, shtator, nëntor}; b) B = {1; 3; 5; 15}. 3 Jepni me emërtim bashkësinë e numrave treshifrorë, formuar me shifrat 1, 2, 3 pa përsëritje. Sa elemente ka kjo bashkësi?4 B është bashkësia e numrave treshifrorë që janë shumëfisha të 9. A janë të sakta shënimet e mëposhtme? a) 243 ∈ B; b) 501 ∈ B; c) 801 ∈ B. 5 Jepni me emërtim bashkësinë e dhënë me përshkrim të vetisë karakteristike: “është numër natyror dyshifror më i vogël se 20”. 
                                
   239   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249