Page 247 - Demo
P. 247


                                    12. FUNKSIONE DHE VARGJE NUMERIKE243USHTRIMEC Ushtrohuni duke zbatuar1. Jepen bashkësitë E = {1; 2; 5} dhe F = {3; 6; 15}. Jepni me diagram shigjetor dhe me tabelë shoqërimin e elementeve të E me ata të F, sipas rregullës: “x është tri herë më i vogël se y”. 2. Janë dhënë bashkësitë A = {1; 2; 3} dhe B = {0; 1; 2; 3; 4}. Jepni me dyshe të renditura lidhjen (shoqërimin) sipas rregullës: “x është më i vogël se y”: a) të elementeve të A me elementet e B; b) të elementeve të B me elementet e A. 3. Jepet tabela:x 2 3 4 5 6y 10 15 20 25 30a) Jepni me diagram shigjetor lidhjen që tregohet në të, ndërmjet elementeve të rreshtit të parë me ata të rreshtit të dytë. Jepni gjithë dyshet e renditura që formohen. b) Shprehni me fjalë rregullën e shoqërimit. 4. Ndryshorja x përshkon bashkësinë A = {1; 2; 4; 8}. a) Gjeni të gjitha vlerat përkatëse të shprehjes 3x – 1 dhe shkruani bashkësinë B të tyre. b) Shoqëroni çdo vlerë të x nga A me vlerën përgjegjëse të shprehjes (3x – 1) nga B. Jepni të gjitha dyshet e renditura.c) Paraqitni shoqërimin me diagram shigjetor dhe me tabelë. 5. Shënojmë me A bashkësinë e lëndëve {gjuhë, matematikë, histori} dhe B bashkësinë e nxënësve në klasën tuaj. a) Tregoni shoqërimin e elementeve të A me ata të B, sipas rregullës: “x është lënda më e pëlqyer e y”. Jepni gjithë dyshet e renditura që formohen. b) Tregoni shoqërimin e elementeve të B me ata të A, sipas rregullës: “x-it i pëlqen më shumë lënda y”. Jepni gjithë dyshet e renditura që formohen. 1 Jepen bashkësitë A = {1; 2; 3; 4} dhe B = {0; 1; 3} dhe rregulla: “x + y është numër tek”. a) Tregoni shoqërimin e elementeve të A me elemente të B, sipas kësaj rregulle me diagram shigjetor. b) Tregoni me cilat elemente të B shoqërohet elementi 1 i A. 2 Janë dhënë bashkësitë A = {7; 8; 9} dhe B = {7; 9; 11; 13}. Jepni shoqërimin sipas rregullës “x është më i madh se y”: a) të elementeve të A me elementet e B; b) të elementeve të B me elementet e A. 3 Jepen bashkësitë A = {1; 2; 3; 4} dhe B = {2; 4; 6; 8; 10}. Jepni shoqërimin e elementeve të B me elementet e A sipas rregullës: “x = 2y”. 4 Jepet tabela: x 2 5 7 8 9y 1 4 6 7 8Shprehni me fjalë dhe me barazim shkronjor, rregullën e shoqërimit të elementeve të rreshtit të parë me ata të rreshtit të dytë. 
                                
   241   242   243   244   245   246   247   248   249   250   251