Page 248 - Demo
P. 248
MATEMATIKA 624412.3 Funksioni A Kërkoni dhe zbuloniJepen bashkësitë P = {2; 3; 5} dhe Q = {4; 6; 9; 25}. Shoqëroni elementet e bashkësisë P me elementet e bashkësisë Q sipas rregullës:a) “x është pjesëtues i y”;b) “x është 4 njësi më i vogël se y”;c) “katrori i x është y”.Tregoni me diagram shigjetor secilin nga rastet.Bashkëbisedoni me shokun. Çfarë vini re?B Vrojtoni dhe mësoniPër secilin nga rastet e mësipërme, morëm figurat 12.3.532259645322596452259643Fig. 12.3a Fig. 12.3b Fig. 12.3cNë rastin e tretë vumë re se, çdo element i bashkësisë P lidhet (shoqërohet) me një element të vetëm të bashkësisë Q. Në këtë rast, themi që shoqërimi paraqet një funksion të bashkësisë P në bashkësinë Q. Mbani mend:Nëse çdo element i bashkësisë A shoqërohet me një element të vetëm të bashkësisë B, themi që kemi të bëjmë me një funksion të bashkësisë A në bashkësinë B. Përdoret shënimi “f : A → B”. Bashkësia A quhet bashkësia e përcaktimit të funksionit (domena e funksionit), kurse bashkësia B quhet bashkësia e vlerave te funksionit (kodomena). Për funksionin e dhënë në figurën 12.3c, bashkësia e përcaktimit është bashkësia P = {2; 3; 5}, ndërsa bashkësia e vlerave është bashkësia Q = {4; 6; 9; 25}. Në këtë funksion, elementi 2 ∈ P shoqërohet me elementin 4 ∈ Q, duke formuar dyshen e renditur (2; 4). Numri 4 quhet vlerë e funksionit të shqyrtuar për x = 2. Për x = 5, vlera e funksionit është y = 25.Punë në grupJepni shembuj të shoqërimit të dy bashkësive. Tregoni raste kur ky shoqërim është funksion.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Në figurën 12.4 janë dhënë, me diagrame shigjetore, tri mënyra të ndryshme të shoqërimit të elementeve të bashkësisë C = {2, 4, 6} me bashkësinë D = {1, 5, 10}. Në cilin rast kemi funksion?

