Page 254 - Demo
P. 254
MATEMATIKA 625012.6 Vargje numerike në situata të ndryshmeA Kërkoni dhe zbuloni Përdorni një fletë me katrorë. a) Vizatoni në të një drejtkëndësh me gjatësi 2 njësi dhe gjerësi 1 njësi (1 njësi = brinja e një kutize). Numëroni dhe shënoni perimetrin e drejtkëndëshit. b) Vizatoni një drejtkëndësh me gjatësi 3 dhe me gjerësi 2 njësi. Numëroni dhe shënoni perimetrin e tij. c) Vazhdoni punën, duke bërë në çdo hap rritjen e gjatësisë e të gjerësisë me nga një njësi. Për secilin prej drejtkëndëshave, shënoni gjatësinë, gjerësinë dhe perimetrin. Numri i drejtkëndëshit Gjatësia Gjerësia Perimetri 1 2 1 62 3 23 4 34 5 45 6 5Plotësoni tabelën. d) Cila është rregulla për formimin e vargut të perimetrave? e) Sa do të jetë perimetri i drejtkëndëshit të dhjetë? Po i drejtkëndëshit të njëzetë? f) A do të kemi drejtkëndësha me perimetër 42? Po 44? Po 46? B Vrojtoni dhe mësoniNë figurën 12.14 kemi një varg trekëndëshash të ndërtuar në fletë me pika.Fig. 12.14 Do të quajmë kut çdo segment që bashkon dy kulme në një kutizë (horizontalisht, vertikalisht apo pjerrtas). Duke numëruar kutet, vëmë re që plotësohet tabela. Një rregull për krijimin e vargut të perimetrave është: “Filloni nga 3. Shtoni çdo herë nga 3”. Një rregull tjetër është: “Shumëzoni numrin e trekëndëshit me 3”. Kështu, trekëndëshi i dhjetë do ta ketë perimetrin 3 · 10 = 30 kute. Punë në grupSi mendoni, a mund të ketë trekëndësh me perimetër 50 kute? Numri i trekëndëshitPerimetri (në kute)1 32 63 94 125 15

