Page 256 - Demo
P. 256
MATEMATIKA 625212.7 Çfarë mësuam (përsëritje)Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniElementet që formojnë bashkësi; mënyrat e përshkrimit të një bashkësie:1. Cili nga grumbujt e mëposhtëm formon bashkësi? a) ditët e bukura të javës; b) ditët e javës. 2. Paraqitni me tri mënyra, bashkësinë e numrave dyshifrorë që janë shumëfisha të dhjetës.Formimi i dysheve të renditura me elementet e dy bashkësive:3. Jepen bashkësitë E = {2; 4; 5} dhe F = {1; 2}. Jepni me diagram shigjetor dhe me tabelë, shoqërimin e elementeve të E me ata të F, sipas rregullës: “x është dy herë më i madh se y”. Formimi i funksionit si shoqërim i elementeve të dy bashkësive:4. Cili nga shoqërimet e mëposhtme është funksion?a) shkronjat e alfabetit me shkronjën e parë të emrit të nxënësit;b) çdo nxënës me vlerësimin e tij në test;c) çdo nxënës me numrin e tij në ditar.Argumentoni përgjigjen.Paraqitja e funksionit si lidhje e dy bashkësive; me diagram, me tabelë dhe si dyshe të renditura në rrjetin koordinativ: 5. Funksioni është dhënë me tabelë: x 1 2 3 4y 4 5 6 7a) Jepni funksionin me diagram shigjetor. b) Shkruani gjithë dyshet e renditura që formohen gjatë këtij shoqërimi. c) Ndërtoni grafikun e funksionit.

