Page 258 - Demo
P. 258
MATEMATIKA 625412.8 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Jepni me emërtim dhe me diagram të Venit, bashkësinë e numrave dyshifrorë, formuar me shifrat 2, 3, pa përsëritje të shifrave. (3 pikë)2 Jepni me përshkrim bashkësinë A = {2; 4; 6; 8}. (2 pikë)3 Janë dhënë bashkësitë A = {1; 3; 5} dhe B = {0; 1; 2; 3}. Jepni me dyshe të renditura lidhjen (shoqërimin) sipas rregullës: “x është më i vogël se y”: a) të elementeve të A me elementet e B ; b) të elementeve të B me elementet e A. (4 pikë)4 Shqyrtoni tabelën: x 1 2 3 5y 2 3 4 6a) Nëse i shoqërojmë çdo numri të rreshtit të parë, numrin që ndodhet pikërisht nën të, në rreshtin e dytë, a kemi funksion? Cila është bashkësia e përcaktimit? Po bashkësia e vlerave? b) Ç’ndodh nëse çdo numri të rreshtit të dytë i shoqërojmë numrin që ndodhet mbi të, në rreshtin e parë? (4 pikë)5 Funksioni është dhënë me tabelë: x 1 2 3 4y 2 4 6 8a) Jepni funksionin me diagram shigjetor. b) Shkruani të gjitha dyshet e renditura që formohen gjatë këtij shoqërimi. c) Ndërtoni grafikun e funksionit. (4 pikë)6 Vazhdoni më tej vargjet numerike: a) 1; 3; 5; ...; ...; ...; b) 1; 11; 21; ...; ...; ...; c) 3; 7; 11; ...; ...; ...; (3 pikë)7 Shkruani 5 kufizat e para të vargut të dhënë sipas rregullës: a) Filloni nga 2. Pastaj shumëzoni çdo herë me 5. b) Filloni nga 225. Pastaj pjesëtoni çdo herë me 5. (4 pikë)8 Zbuloni rregullën e krijimit të vargut, pastaj shkruani kufizën që mungon. a) 3; 23; 33, ..., 53; 63; b) 3; 23; 13; 33; ...; 43; 33; (4 pikë)9 Gjeni rregullën e formimit të vargut: 1; 2; 3; 5; 8; 13;... (2 pikë)

