Page 259 - Demo
P. 259


                                    255Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 grumbullon, klasifikon, lexon, interpreton dhe paraqet të dhënat (duke përfshirë: pyetësorë, eksperimente, media elektronike, etj. ) për të nxjerrë konkluzione; •	 llogarit mesataren aritmetike, modën, medianën nëpërmjet të dhënave; •	 përkufizon konceptin e ngjarjes, e paraqet në formë numerike përmes shembujve (p.sh. hedhja e zarit, hedhja e monedhës metalike etj.); •	 përcakton ngjarjet e mundshme, të sigurta dhe të pamundura duke përdorur shprehjet: me siguri, ka mundësi, me mundësi të barabartë, ka më pak mundësi, nuk ka mundësi; •	 përkufizon probabilitetin e një ngjarjeje dhe cakton probabilitetin e saj; •	 zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke përdorur statistikën dhe probabilitetin. STATISTIKË DHE PROBABILITETA E DINI SE...?13Ideja e probabilitetit është pothuajse po aq e vjetër sa vetë njerëzimi. Dëshmia e parë e regjistruar e teorisë së probabilitetit mund të gjendet qysh në vitin 1550. Ndërsa, në vitin 1654, një mosmarrëveshje e lojtarëve të lojërave të fatit, çoi në krijimin e një teorie matematikore të probabilitetit nga dy matematikanë të njohur francezë, Blez Paskal (Blaise Pascal) dhe Pier dë Ferma (Pierre de Fermat). Një fisnik francez kërkonte të vinte bast në një lojë me zare, gjatë së cilës hidheshin dy zare 24 herë. Gjatë këtyre hedhjeve, duhet të binin të paktën një herë të dy zaret me të njëjtin numër. Zgjidhja e këtij problemi çoi në formulimin e parimeve themelore të teorisë së probabilitetit. Më pas, këto ide u zbatuan në shumë probleme shkencore dhe praktike.Fjalë kyçe: statistikë, mbledhje, organizim i të dhënave, piktogrami, denduri, diagram me shtyllë, mesore (mediana), mesatare aritmetike, modë, amplitudë, probabilitet, ngjarje të rastit, probabilitet, hapësirë të rezultateve, probabilitet statistikor. 
                                
   253   254   255   256   257   258   259   260   261   262   263