Page 26 - Demo
P. 26


                                    MATEMATIKA 6221.8 Shprehjet numerike A Kërkoni dhe zbuloniMakina udhëtoi dy orë. Orën e parë ajo përshkoi 85 km, kurse orën e dytë 13 km më tepër.Sa km përshkoi makina për dy orë?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen: Cili nga numrat, 85 + (85 – 13) apo 85 + (85 + 13), tregon sa km përshkoi makina për dy orë?B Vrojtoni dhe mësoniKuptimi i shprehjes numerikeShembulli 1 Ditën e parë, Agimi lexoi 45 faqe të një libri, kurse ditën e dytë lexoi 15 faqe më pak. Sa faqe të librit lexoi Agimi në të dyja ditët së bashku?ZgjidhjeDitën e parë, Agimi lexoi 45 faqe. Ditën e dytë, Agimi lexoi (45 – 15) faqe. Për dy ditë, Agimi lexoi 45 + (45 – 15) faqe. Duke zgjidhur problemën, ne krijuam një shprehje numerike:45 + (45 – 15) Nëse kryejmë veprimet, do të marrim numrin 75 (kontrolloni). Ky numër është vlera e kësaj shprehjeje numerike. Mbani mend:Me anë të numrave, shenjave të veprimeve aritmetike dhe kllapave, formojmëshprehje numerike të ndryshme. Numrin që merret si rezultat i kryerjes së të gjitha veprimeve, të treguara në shprehjen numerike, e quajmë vlerë të shprehjes numerike. Për të gjetur vlerën e një shprehjeje numerike, duhet të respektohet radha e kryerjes së veprimeve. a) Kur shprehja numerike nuk ka kllapa dhe përmban vetëm veprimet e mbledhjes e të zbritjes, atëherë kryhen veprimet e mbledhjes e të zbritjes sipas radhës në të cilën janë shkruar. Shembulli 2 Të gjendet vlera e shprehjes numerike 36 – 11 – 9 + 12. ZgjidhjeShkruajmë: 36 – 11 – 9 + 12 = (kryejmë zbritjen e parë) = 25 – 9 + 12 = (kryejmë zbritjen e dytë) = 16 + 12 = 28 (kryejmë mbledhjen) 
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30