Page 260 - Demo
P. 260


                                    MATEMATIKA 625613.1 Mbledhja dhe organizimi i të dhënave. PiktogrametA Kërkoni dhe zbuloniNëpërmjet shenjës së (si ajo e figurës 13.1), që paraqet 4 libra, ne mund të tregojmë sa libra ka lexuar secili nga 5 nxënësit (Agimi, Besniku, Drita, Edlira, Genci), gjatë pushimeve verore, si në figurën 13.2.  Fig. 13.1 a) Cili nxënës ka lexuar më shumë? b) Cilët nxënës kanë lexuar të njëjtin numër librash? c) Cili nxënës ka lexuar më pak? B Vrojtoni dhe mësoniPër t’iu përgjigjur pyetjeve të mësipërme është e nevojshme që: • të mblidhen të dhënat për problemën që duam të shqyrtojmë; • të sistemohen këto të dhëna; • të përpunohen këto të dhëna; • të interpretohen këto të dhëna. Me probleme të tilla merret një degë e veçantë e matematikës, statistika matematike. Në një problem statistikor, kemi të bëjmë me një bashkësi që do të jetë objekt studimi; kjo bashkësi quhet popullim. Elementet e popullimit quhen individë.Për individët e popullimit studiohet një veti, e cila quhet tipar statistikor. Shembull a) Popullimi është bashkësia e nxënësve të një klase. Tipari është nota e marrë në testimin e fundit në matematikë. b) Popullimi është bashkësia e muajve të vitit 2018. Tipari është sasia e reshjeve (në mm) që kanë rënë në Prizren.Të dhënat mblidhen në forma dhe në rrugë të ndryshme. Pas mbledhjes së tyre, të dhënat sistemohen sipas një rregulle të caktuar. Një formë e paraqitjes së të dhënave, me anë të figurave, quhet piktogram. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Në piktogramin për numrin e ditëve me diell, gjatë 5 muajve (janar, shkurt, mars, prill, maj), shenja tregon 2 ditë me diell. Muaji Numri i shenjave Numri i ditëve me diellJanar Shkurt Mars Prill Maj  4 × 2 = 8 ............Fig. 13.2 Agimi Besniku Drita Edlira Genci4 8 16 12 8
                                
   254   255   256   257   258   259   260   261   262   263   264