Page 262 - Demo
P. 262


                                    MATEMATIKA 625813.2 Tabelat statistikoreA Kërkoni dhe zbuloniEmri i oqeanit Syprina (milionë km2) Paqësor Indian Atlantik Arktik 178 75 92 15 Në tabelë janë dhënë syprinat e oqeaneve të Tokës (matur në milionë km2). a) Radhitni oqeanet sipas syprinës, nga më i vogli te më i madhi. b) Tregoni oqeanet që i kanë syprinat midis 50 dhe 100 (milionë km2). B Vrojtoni dhe mësoniNjë nga mënyrat më të thjeshta për t’i sistemuar të dhënat është hartimi i një tabele, në të cilën, për çdo vlerë të tiparit, tregohet numri i individëve që e kanë atë. Ky numër quhet denduri e kësaj vlere. Shembull Për një klasë me 25 nxënës (popullimi), notat e marra në testimin e fundit në matematikë (tipari) janë këto: 4, 3, 2, 2, 1, 5, 5, 3, 4, 5, 3, 3, 4, 5, 3, 5, 4, 2, 2, 3, 3, 4, 3, 4, 3. Ky varg me vlerat e marra të tiparit quhet varg statistikor. I sistemojmë këto nota në këtë tabelë me dy shtylla ose dy rreshta.Nota e marrë 1 2 3 4 5Numri i nxënësve (denduria) 1 4 9 6 5Vini re që shuma e dendurive është 1 + 4 + 9 + 6 + 5 = 25, d.m.th. është sa numri i individëve në këtë popullim. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Duke iu referuar tabelës së shembullit të testimi të matematikës, përgjigjuni: a) Sa nxënës janë jokalues? b) Sa nxënës kanë marrë vlerësimin më të lartë? c) Cila notë është marrë më shpesh? Më rrallë? d) Sa për qind e nxënësve janë vlerësuar me notën 4? 2. Është matur temperatura më e lartë në një qytet, për çdo ditë të një jave (në gradë celsius): 30º; 32º; 34º; 33º; 35º; 34º; 32º . Vendosni të dhënat në tabelë. Gjeni dendurinë për secilën nga vlerat e temperaturës. 3. Për nxënësit e një klase, u matën peshat dhe rezultatet janë vendosur në këtë tabelë: Pesha (kg) 45 44 43 42 41 40Numri i nxënësve 2 5 10 8 3 2Përgjigjuni:a) Sa nxënës ka klasa? 
                                
   256   257   258   259   260   261   262   263   264   265   266