Page 264 - Demo
P. 264


                                    MATEMATIKA 6260Punë në grupParaqitni të dhënat e mësipërme me diagrame të tjera. Punoni në kompjuter me programet përkatëse. Bashkëpunoni me shokun/shoqen.13.3 Diagramet me shtyllaA Kërkoni dhe zbuloniNë tabelë tregohet koha që harxhojnë disa nxënës për rrugën shtëpi-shkollë. Emri i nxënësit Tani Besa Edoni Irma Vlora Koha (në min) 10 25 15 30 15 Vizatoni një kënd të drejtë dhe vendosni në brinjën horizontale emrat e nxënësve (secili emër të paraqitet me një segment). Në brinjën vertikale vendos një shkallëzim për kohën (p.sh. 5 min = 1 cm). Kohën për rrugën shtëpi-shkollë, për secilin nxënës, mund ta paraqitni me një shtyllë me lartësi të caktuar. Shtylla ka: a) si bazë emrin e nxënësit; b) si lartësi kohën përkatëse.Krahasoni punën tuaj me figurën 13.6. Pra, ndërtuat një diagram me shtylla. B Vrojtoni dhe mësoniTë dhënat mund të paraqiten edhe me mënyra të tjera, përveç tabelës. Paraqitja me diagrame është një mënyrë tjetër mjaft e dobishme, për të gjykuar për shpërndarjen e vlerave të tiparit. Le të rishqyrtojmë shembullin e mësimit të kaluar, për notat në testimin e matematikës, me këtë tabelë.Nota e marrë 1 2 3 4 5Numri i nxënësve (denduria) 1 4 9 6 5Marrim dy drejtëza normale. Drejtëzën vertikale e shndërrojmë në bosht numerik, duke zgjedhur origjinën dhe njësinë e gjatësisë. Ndërtojmë shtylla (drejtkëndësha) me bazë të njëjtë (sipas dëshirës), mbështetur mbi drejtëzën horizontale. Numri i këtyre shtyllave është sa numri i vlerave të tiparit. Lartësia e çdo shtylle është sa denduria e kësaj vlere të tiparit, shumëzuar me njësinë e gjatësisë (fig. 13.7). Tanikoha në min30252015105Selina Olsi Irma MeritaFig. 13.619876543210233 4 notanumri i nxënësveFig. 13.7
                                
   258   259   260   261   262   263   264   265   266   267   268