Page 266 - Demo
P. 266


                                    MATEMATIKA 626213.4 Si të realizojmë një anketëA Kërkoni dhe zbuloniTregoni si mund të mblidhni të dhëna për pyetjet e mëposhtme (me anketë, me vëzhgim apo me matje). 1. Si ndryshon temperatura e ujit në një enë, gjatë kohës që ai ngrohet? 2. Cilët janë filmat e preferuar nga shokët e mi të klasës? 3. Sa nxënës në klasën time kanë flokë gështenjë? 4. A mendoni se do të bjerë shi gjatë 20 minutave të ardhshme? B Vrojtoni dhe mësoniTë dhënat që i grumbullojmë vetë, quhen të dhëna të dorës së parë (parësore).Për të kryer një anketë, mund të ndiqet ky plan pune: I. Formulohet pyetja për çështjen që na intereson. Ajo duhet të jetë e qartë, nuk duhet të ketë shumë përgjigje të mundshme. Njëra nga përgjigjet mund të jetë “tjetër” (tjetër gjë). II. Të pyeturve u jepet një sasi përgjigjesh të mundshme, nga të cilat ata duhet të zgjedhin njërën. III. Hartohet një fletë shënimesh për përgjigjet që merren (për çdo përgjigje të mundshme shënohet sa herë është zgjedhur ajo). IV. Të dhënat paraqiten në mënyrë të përshtatshme: a. me tabelë; b. me diagram me shtylla; c. me grafik. V. Përfundimet nxirren duke interpretuar tabelën, diagramin ose grafikun. Të dhënat që i marrim nga burime të tjera, si p.sh. studime statistikore, artikuj, arshiva, etj., quhen të dhëna të dorës së dytë (dytësore).C Ushtrohuni duke zbatuar1. Në përgjigjet e pritshme të pyetjeve të mëposhtme shtoni “tjetër” nëse është e nevojshme. • Cili është sporti i parapëlqyer për ju? a) futbolli; b) atletika; c) volejbolli. • Cila stinë ju pëlqen më shumë? a) pranvera; b) vera; c) vjeshta; d) dimri. 2. Shkruani një pyetje për një anketë mbi llojin e picës që preferojnë shokët e klasës. 3. Kryeni me nxënësit e klasës këto anketa:a) Cili lloj sporti u pëlqen më shumë nxënësve të klasës suaj? b) Cili lloj zhanri letrar u pëlqen më shumë nxënësve të klasës suaj? 4. Realizoni një studim për temperaturat më të larta ditore në qytetin tuaj, për një periudhë njëmujore. Rezultatet pasqyrojini në një diagram me shtylla. Nxirrni përfundime për mesataren e temperaturës më të lartë. 
                                
   260   261   262   263   264   265   266   267   268   269   270